Ristrukturimi i ligjit për shoferët e rinj

The Issue
Si një drejtues i ardhshëm automjeti në Shqipëri, po përballem me një sfidë, që gjithashtu e kanë shumë adoleshentë. Një makinë familjare e zakonshme ka vetëm disa kilovatë më shumë se kufiri maksimal i përcaktuar nga ligji aktual për drejtuesit e rinj. Sipas këtij ligji, shoferët e rinj mund të drejtojnë vetëm automjete me fuqi deri në 55 kilovat për ton peshë, për dy vitet e para pas marrjes së patentës, ky ligj i bazuar mbi një ligj të vjetër italian nga shkurti 2011, i cili është ndryshuar për shkak të inefikasitetit, nga 55kw/ton në 75kw/ton dhe 105kw fuqi totale, një vit nga marrja e lejes së drejtimit.
Kjo krijon një pengesë të madhe, pasi më duhet të pres dy vite përpara se të jem ligjërisht i lejuar të drejtoj makinën e familjes sime. Nuk jam i vetmi në këtë situatë, shumë të rinj në Shqipëri përballen me të njëjtin problem, duke mos pasur mundësi të përdorin makinat e familjeve të tyre për shkak të këtij kufizimi. Ky ligj jo vetëm që vështirëson jetën e shoferëve të rinj, por edhe të familjeve që nuk kanë mundësi të blejnë një makinë të re me më pak fuqi për ton.
Rritja e kufirit të fuqisë së lejuar me një diferencë të vogël nuk do të kishte ndikim të madh në sigurinë rrugore. Më e rëndësishme është të përqendrohemi te edukimi i duhur i shoferëve, monitorimi i tyre dhe krijimi i kushteve më të sigurta për drejtimin e automjeteve.
Duke ndryshuar këtë ligj, do të zgjidhim një problem që prek shumë të rinj shqiptarë të cilët janë të gatshëm dhe të aftë për të nisur rrugëtimin e tyre si drejtues automjetesh. Prandaj, ju bëj thirrje të rishikoni kufizimin aktual të fuqisë së automjeteve për shoferët e rinj.
Gjithashtu, kërkoj shqyrtimin e projektligjit për lejen e drejtimit në moshën 17 vjeçare duke ndjekur metodën gjermane, me praninë e një të afërmi me leje drejtimi me historik të rregullt në sedilen e parme të pasagjerit, pasi mund të jetë një metodë shumë e mirë për shumë adoleshentë dhe të rinj për të mësuar makinën në menyra të sigurta.
Nënshkruani këtë peticion për t’i kërkuar ligjvënësve tanë që ta rishqyrtojnë këtë rregullore!
2

Petition Updates
Share this petition
Petition created on March 15, 2025