Petition Closed

RETURN PROPERTIES CONFISCATED BY COMMUNIST REGIME, NOW!

This petition had 168 supporters


(TEKSTI SHQIP, SHKO MË POSHTË)

Twenty years after the introduction of pluralism Albania has not yet come to terms with its communist heritage. Most important issues have not yet been dealt with: historical examination of the past, holding to accountability those that committed crimes, compensating former political prisoners and restituting properties confiscated by the communist regime.

Despite existing legal provisions, rightful owners in the most attractive areas such as in big cities and on the Coast have not yet been able to regain possession of inherited properties. Elsewhere restitution has already taken place. Properties which are not being restituted are illegally usurped by third parties, strongmen working for and protected by corrupted members of the State elite. Corrupted practices predominate in handling of property rights at every level. Personal enrichment but also changing the electorate's composition are the main reasons for it.

Why should you be concerned? 6'000 persons are reported dead in property related conflicts over the past 20 years - figures comes from Albanian Police and NGOs. In a country of 3 million inhabitants, this is a war assessment. Due to insecurity of property titles Albania has lowest levels of foreign investments, according to the World Bank. This prevents any genuine economic development of the country. Indeed the economy is dominated by Mafiosi structures. Institutions dealing with restitution have very limited resources. Furthermore, institutions and legislation on property are frequently modified so that no progress is made. Governments from both sides have ignored article 181 of the Constitution which asks for resolving the restitution issue until October 2001 at the latest. Nobody is held responsible for delays.

The perspective? Political power alternates from the self-declared right to the self-declared left. Neither side has shown the will to solve the problem and respect property rights. Rightful owners are told to wait for compensation which, as it is very expensive, becomes a burden for taxpayers. The Government is in a hurry to finalize the legalization process. With respect to usurped properties this means legalizing theft and abuses - the legalizations' structure has received important financial and human resources to close the process by 2013.

The European Court of Human Rights is submerged by property-related cases from rightful owners. The Court identified already in 2007 the existence of a systemic problem and asked the Government to introduce measures as a matter of urgency. No progress has been made so far. The Court adopted a pilot-judgment procedure last July which asks the Albanian Government to solve the problem within 18 months (June 2014). Instead, the Government's Strategy on property reform 2012-2020 postpones once again restitution to 2020 while accelerating "legalizations". The  intention is clear: achieve de facto and de jure impossibility to restitute properties to the rightful owners.

By signing this petition you help putting pressure on the Albanian Authorities to resolve the property RESTITUTION issue and to ensure respect of the basic right to property in the interest of the Albanian society at large NOW. Let's join our efforts and ask for implementation of the RULE OF LAW in Albania NOW!

 

*****************************************************************************

 

Pas njëzet vitesh pluralizëm Shqipëria ende nuk është shkëputur nga trashëgimia komuniste. Cështjet më të rëndësishme nuk janë zgjidhur akoma: ekzaminim historik i kësaj periudhe, dhënje llogari e personave që bënë krime, kompensim i ish të burgosurve politikë, kthim i pronave të konfiskuara nga regjimi komunist.

Megjithëse bazat ligjore ekzistojnë prej kohësh, pronarët e ligjshëm kryesisht në zonat më atraktive si p.sh. në qytetet e mëdha dhe Bregdet ende nuk kanë rimarrë pronat e trashëguara. Gjetiu kthimi i pronës është realizuar. Pronat që nuk janë kthyer janë uzurpuar ilegalisht nga të tretë, "të fortët" që përdoren e mbrohen nga përfaqësues të korruptuar të elitës që drejton Shtetin. Administrimi i të drejtave të pronësisë shoqërohet me korrupsion në çdo nivel. Arsyet për këtë janë pasurimi i paligjshëm i individëve e klaneve por edhe ndryshimi, në disa vende, i përbërjes së elektoratit.

A është ky problem - problemi juaj? 6'000 vrasje të lidhura direkt me konfliktet e pronës raportohen nga Policia shqiptare dhe OJQ-të këto 20 vitet e fundit. Në një vend me 3 milion banorë, ky është bilanc lufte. Pasiguria e titujve të pronësisë bën që Shqipëria të ketë nivelet më të ulta të investimeve të huaja, sipas Bankës Botërore. Kjo gjendje pengon çdo zhvillim ekonomik të mirëfilltë të vendit. Fakt është se ekonomia predominohet nga klanet mafioze. Strukturat e ngarkuara me kthimin e pronës nuk kanë kapacitet e mjete për të realizuar këtë proçes. Për më tepër, ndryshimi i shpeshtë i këtyre strukturave dhe i legjislacionit mbi pronat pengon çdo avancim. Qeveritë, nga të dy krahët, kanë injoruar sistematikisht nenin 181 të Kushtetutës i cili parashikon se kthimi i pronave duhej të ishte zgjidhur maksimumi në Tetor të 2001. Askush nuk merr përgjegjësi për vonesat.

Si do vazhdohet? Pushteti politik kalon nga e djathta e vetëshpallur tek e majta dhe anasjelltas. Asnjë pale nuk ka treguar vullnet për të zgjidhur problemin dhe për të respektuar të drejtën e pronësisë. Pronarëve të ligjshëm iu kërkohet të presin kompensim, i cili, duke qenë se kushton, i rëndon taksapaguesit. Qeveria nxiton të përfundojë legalizimet. Përsa i përket pronave të uzurpuara nga të tretë, kjo do të thotë legalizim i vjedhjes dhe i abuzimit. Instanca që merret me legalizimin ka në dispozicion mjete financjare dhe kapacitet të rëndësishëm me qëllim që ta mbyllë proçesin e legalizimit në 2013.

Gjykata Evropjane e të Drejtave Njerëzore konfrontohet me një numër të madh rastesh të parashtruara nga pronarët e ligjshëm. Që në 2007 kjo Gjykatë konstatoi se kemi të bëjmë me një problem sistemik dhe jo individual dhe i kërkoi Qeverisë të marrë masa urgjente për ta zgjidhur. Asnjë progres nga ana e Qeverisë. Atëherë Gjykata ndërmorri Korrikun e kaluar proçedurën " pilot-judgment" dhe i kërkon Qeverisë shqiptare ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronës brenda 18 muajsh (qershor 2014). Mirëpo Qeveria, me strategjinë e saj për reformën në pronësi 2012-2020, jo vetëm nuk e zgjidh por e shtyn edhe një herë kthimin në 2020. Ndërkohë përshpejton "legalizimet". Qëllimi është i qartë: të arrijë de facto dhe de jure pamundësinë e kthimit të pronës pronarëve të ligjshëm.

Përmes këtij peticioni ju na ndihmoni t'i bëjmë presion autoriteteve shtetërore shqiptare që ta përfundojnë njëherë e mirë proçesin e KTHIMIT të pronës dhe të garantojnë respektimin e të drejtës së pronësisë në interesin e përgjithshëm të shoqërisë shqiptare. Dhe ta zgjidhin këtë çështje TANI. Le të bashkojmë forcat për të kërkuar vendosjen e DREJTËSISË në Shqipëri, TANI!



Today: Defending Property Pursuing Justice Albania is counting on you

Defending Property Pursuing Justice Albania needs your help with “RETURN PROPERTIES CONFISCATED BY COMMUNIST REGIME, NOW!”. Join Defending Property Pursuing Justice Albania and 167 supporters today.