Victory

Peticion për BE-në për marrje të vendimit PËR liberalizim të vizave për Kosovën

This petition made change with 5,409 supporters!


PER: Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Unionit Evropian

Të nderuar Komisionerë,

Te nderuar deputetë të Parlamentit Evropian,

Të nderuar Ministra të Shteteve anëtare të Bashkimit Evropian,

Ne qytetarët e Kosovës, jemi të vetmit nga i gjithë  Ballkani Perëndimor që nuk e gëzojmë të drejtën e lirisë së lëvizjes brenda Bashkimit Evropian. Është përmbushur gati një dekadë, që kur vendi ynë i është nënshtruar reformave dhe plotësimit të kushteve specifike të dala nga procesi i liberalizimit. Mijëra studentë, personalitete të suksesshme të artit, kulturës, sportit, turistë, profesorë, etj. duhet t’i nënshtrohen regjimit të vizave, që kufizon qëndrimin në ditë specifike në BE. Familje të tëra nuk kanë mundësi të vizitojnë dhe njohin vlerat kulturore evropiane, ndërkohë që ua mësojnë teorikisht fëmijëve se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

Këtë vit, i kanë mbushur 18 vjet, fëmijët e Kosovës që lindën në luftë. Ata do të maturohen, e shumica e tyre nuk kanë parë asnjë shtet të Bashkimit Evropian asnjëherë të vetme. Këta janë të rinjtë, që integrimin evropian e shohin të vetmen perspektivë të vendit të tyre. Por, fotografia e vizionit të tyre evropian do të mund të formësohej vetëm atëherë, kur ata do të përjetonin në të vërtetë BE-në. Prindërit dhe gjyshërit tanë kanë bërë sakrificë vetmohuese për liri dhe demokraci. Edhe gjenerata e tyre, përkundër të gjitha vuajtjeve e sheh integrimin evropian si perspektivën e vetme të pakontestueshme. Kështu, kjo vendosmëri na bën neve qyteterëve të Kosovës, të jemi populli më proevropian i gjithë rajonit edhe në bazë të matjeve ndërkombëtare.

Në Kosovë ekziston përceptimi se BE-ja ka parashtruar kërkesa të veçanta dhe na ka diskriminuar sa i përket marrjes se liberalizimit të vizave. Ne, kemi kaluar nëpër një bllokadë politike për tri vite radhazi për shkak të çështjes se demarkimit të kufirit me Malin e Zi, kriter ky i dalë nga procesi i liberalizimit. Kjo çështje përveq që ka polarizuar skenën politike, ka ndarë edhe qytetarët, ka rritur pasigurinë dhe besimin e qytetarëve ndaj skenës politike kosovare dhe autoriteteve të Brukselit. Vlen të theksohet se përkundër ndjeshmërisë së lartë të kësaj çështjeje, Kosova ka miratuar Marëveshjen e Demarkacionit specifikisht se ka qenë kriter për liberalizimin e vizave.

Ne presim që Raporti final vlerësues i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, të jetë pozitiv. Ne e pranojmë që vendi ynë është duke kaluar nëpër një proces të vështirë të demokratizimit, vështirësitë e të cilit po i vuajmë edhe ne si qytetarë. Por, ne besojmë fuqishëm që me angazhimin tonë, me ndihmën e BE-së dhe të gjithë miqëve tanë ndërkombëtar, vendi ynë do të funksionojë mbi vlera dhe principe evropiane.

Ne mbështesim synimin e BE-së për të imponuar kontroll të rrjedhës së migracionit dhe për të futur mekanizmat për pezullimin e liberalizimit të vizave, ashtu sic është i aplikueshëm për shtetet e tjera. Ndërkohë që konsiderojmë se, Kosova nuk përbën një rrezik migrimi për BE-në.

Tani, kur Ju, jeni para marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ne, ju bëjmë thirrje që të merrni vendimin PËR liberalizimin e vizave ndër të tjera për këto arësye:
1. Qytetarët e Kosovës duhet të mos mbesin të vetmit, nga i gjithë rajoni, ndaj të cilëve aplikohet regjimi i vizave Shengen, përkundër qasjes sonë positive ndaj integrimit evropian. 
2. Si shoqëri, të mos humbim shanse unike për transformim të bazuar në modele, duke mos pasur mundësi që të shkëmbejmë përvoja me qytetarët e shteteve anëtare të BE-së.
3. Që të rinjët tanë të mos i bashkohen organizatave radikale e ekstremiste, për shkak të izolimit.

Duke marrë parasyshë që Bashkimi Evropian do të mbajë zgjedhjet në vitin e ardhshëm, ne shpresojmë shumë që ky vendim të merret në Qershor të këtij viti, me qëllim që qytetarët- mbajtësit e pasaportave biometrike të Kosovës të gëzojnë regjimin pa viza për udhëtimet afatshkurtra në BE, qe nga fundi i këtij viti.

Prandaj, u bëjmë thirrje shteteve anëtare të BE-së, që ta MIRATOJNË vendimin sa më parë që të jetë e mundur dhe të vendosin PËR liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Me respekt,

ENGLISH VERSION: 

To: European Commission, European Parliament and Council of European Union

 

Honorable Commissioners,

Honorable Members of the European Parliament,

Honorable Ministers of the Member States of the European Union,

 We, the citizens of Kosovo, are the only ones from all over the Western Balkans that do not enjoy the right to freedom of movement within the European Union. It has been nearly a decade since our country has undergone reforms and fulfilling specific conditions arising from the liberalization process. Thousands of students, successful people of art, culture, sports, tourists, professors, etc. should be subject to the visa regime. Many families are unable to visit and recognize European cultural values, while teaching the children theoretically that Kosovo's perspective is in the European Union.

This year, Kosovo children born in war have reached the age of 18. They will be mature, and most of them have never seen any single European Union country. These are the young people, who see European integration as the only perspective of their country. But, the picture of their European vision could only be shaped when they would actually experience the European Union countries. Our parents and grandparents have made self-sacrifice for freedom and democracy. Even their generation, in spite of all the suffering, sees European integration as the only undisputed prospect. Thus, this determination makes us the citizens of Kosovo, to be the most pro-European people of the entire region, even on the basis of international measurements.

In Kosovo there is a perception that the EU has submitted special requests and has discriminated against us in terms of visa liberalization. We have gone through a political blockade for three consecutive years due to the issue of demarcation of the border with Montenegro, a criterion out of the liberalization process. This issue has polarized the political scene, divided the citizens, increased the citizens' insecurity and trust in the political scene of Kosovo and the authorities of Brussels. It is worth noting that despite the high sensitivity of this issue, Kosovo has approved the Demarcation Agreement specifically that it was a criterion for visa liberalization.

We expect the European Commission's final assessment report on visa liberalization to be positive. We recognize that our country is undergoing through a difficult process of democratization, under which we as citizens are mostly suffering. But we strongly believe that with our commitment, with the help of the EU and all our international friends, our country in the future will function based on European values ​​and principles.

We support the EU's intention to impose migration flow control and introduce mechanisms to suspend visa liberalization, as applicable to other states. While we consider that, Kosovo does not pose a migration risk for the EU.

Now, when you are before making the decision on visa liberalization for the citizens of Kosovo, we urge you to take the decision on visa liberalization, among other things, for the following reasons:

1. Kosovo citizens should not remain the only ones from across the region to whom the Schengen visa regime applies, despite our positive approach to European integration.

2. As a society, we should not miss unique opportunities for model-based transformation, without having the opportunity to share experiences with citizens of EU member states.

3. That our young people do not join radical and extremist organizations because of their isolation.

Bearing in mind that the European Union will hold the elections next year, we highly hope this decision will be taken in June this year, so that citizens of Kosovo holding biometric passports will have a visa-free regime for short-term travel to the EU by the end of this year.

 Therefore, we call upon EU member states to APPROVE the decision as soon as possible and to decide on the visa liberalization for the citizens of Kosovo.

 With high respect,



Today: Jehona is counting on you

Jehona Lushaku needs your help with “Peticion për BE-në për liberalizim të vizave Schengen për qytetarët e Kosovës Petition to EU for liberalisation of Schengen Visa for citizens of Kosovo”. Join Jehona and 5,408 supporters today.