Petition updatePër mbrojtjen me ligj të statusit "Naim Frashëri - Poet Kombëtar"Pano Taçi për Naim Frashërin

Udha e ShkronjaveTirana, Albania

Jun 17, 2024
Shpirti i dlirë, tungjatjeta,
Një stërnip të përshëndet
Ti, o tempull me dy veta
Një shenjtor e një poet.
Vështroj tej edhe përhumb,
Nëpër tis të poezisë.
Ti më rri si një pëllumb
Në altar të pavdekësisë.
Marr lexoj ungjillin tënd,
Thyej gjunjët mëkatarë,
Edhe ndjej se përnjëmënd
Vishem e pastrohem ar.
Brenda vetes ndjej një himn,
Te qiriri yt bëj rit
Ç’tmerr që kam shenjti Naim,
Fjala jote ma bën dritë.
Si në ëndrra feks e ndizet,
Toka amë siç qe një herë,
Presim ne sërish të ngjizet,
Katër copash ç’e kanë prerë.
Support now
Sign this petition
Copy link
WhatsApp
Facebook
Nextdoor
Email
X