Për mbrojtjen me ligj të statusit "Naim Frashëri - Poet Kombëtar"

The Issue

Nga Artur Shkurti

Drejtor i shkollës "Udha e shkronjave" 

Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kuvendit të Kosovës,

Me shqetësimin kombëtar për përpjekjet e dukshme për zhvlerësimin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare të shekullit 19, ne kombi shqiptar, kërkojmë nga Parlamenti i Shqipërisë dhe Parlamenti i Kosovës të mbrojë me ligj  statusin "Naim Frashërin Poet Kombëtar"

Arsyet janë si më poshtë: 

Naim Frashëri është poeti më i vlerësuar nga komuniteti i poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë. Tashmë është një botim i Shtëpisë Botuese Argeta LMG që ka mbledhur poezitë e mbi 150 poetëve shqiptarë. Ju mund të lexoni aty vlerësimet e Andon Zako Çajupit, Asdreni, Petro Nini Luarasit, Koto Hoxhi, Shtjefën Gjeçovi, Mihal Gramenos, Gjergj Fishtës, Hilë Mosi, Sevasti  Qirjazit, Hafiz Ali Korça, Filip Shiroka, Jani Vruho, Lasgush Poradecit, Xhevahir Spahiut, Pano Taçi, Bilal Xhaferri, Agim Vinca, Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Bardhyl Londo, Odhise Grillo, Thoma Avrami, Lefter Çipa, Spiro Dine, Josif Bagëri, Sali Butka, Et'hem Haxhiademi, Petro Marko, Isuf Luzaj, Kristo Floqi, Mustafa Greblleshi, Teodor Keko, Arben Duka, Jorgo Bllaci, Piro Kuqi, Natasha Lako, Llambro Ruci, Zenel Anxhaku.

Andon Zako Çajupi me të drejtë thoshte "Si Naimi s'ka të tjerë". Kjo e vërtetë në kohën e Çajupit ka mbetur kaq e vërtetë deri në ditët tona. Kjo nuk vjen nga paaftësia e brezave të mëpasmë. Përkundrazi vjen nga vlerësimi i lartë që brezat e mëpasmë kanë patur për të tilla mësime përmes poezisë dhe nuk janë përpjekur ta dublojnë, ta konkurrojnë apo ta zëvendësojnë Naim Frashërin, megjithëse aftësinë artistike dhe vetëdijen e kanë patur për ta bërë diçka të tillë. 

Naim Frashëri është edukator i kombit shqiptar. Me veprën e vetë poetike ai synonte të edukonte jo vetëm vetëdijen kombëtare por edhe tiparet e personalitetit të kombit shqiptar, para se ai të hynte në jetesën e pavarur në shtetin e vet shqiptar. Nëse mund të gjenden poetë që punojnë me vetëdijen kombëtare, nuk ka asnjë tjetër që të punojë me tiparet e personalitetit të kombit të tij. Kjo është kaq e dukshme në veprën e tij. Në këtë drejtim mund të shihni librin "Besa, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë" (Artur Shkurti, 2009). 

Naim Frashëri është drejtues i Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Shumë dëshmi e tregojnë atë organizator në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen e sistemit arsimor shqiptar, përmes rrjetit të mësonjëtoreve të para. Veprimtaria e tij e bën atë njësoj si të ketë qenë Ministër i Arsimit  i Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare. Kjo u duk në licensimin e mësonjëtoreve të para, në miratimin e botimeve shqip, duke dhënë shembullin e vet personal, në miratimin e programeve arsimore, në frymëzimin dhe miratimin e stafeve mësimore të mësonjëtoreve të para. Aktualisht shohim që ky argument po gërryhe qëllimisht, duke hequr emërtimin "Mësonjëtore e parë shqipe e Korçës", duke hequr statusin "Muze Kombëtar i Arsimit" me ligj 27/2018 dhe duke hequr nga detyrat e Muzeut lokal të Korçës, detyrën që ky muze të trashëgonte Mësonjëtoren, Shih VKM 146 (datë 10 mars 2021) ku në asnjë rresht nuk përmendet emri i përveçëm "Mësonjëtore e parë shqipe e Korçës". Nga ana tjetër qëllimisht për të goditur "Mësonjëtoren e parë shqipe të Korçës" nuk u caktua 7 marsi 1887 si Festë Zyrtare me dakortësinë më të gjerë popullore, por u caktua çuditërisht një ngjarje më dytësore siç është 22 nëntori 1908. Kështu Rilindja Kombëtare dëmtohet në kohë dhe në hapësirë. Në kohë zhvendoset rëndësia e veprave të saj me tre dekada, zhvendoset nga shekulli 19 në shekullin 20 dhe në hapësirë ndihmohet shkombëtarizimi i Korçës dhe eksportohet jashtë kufijve të Shqipërisë festa zyrtare në Manastir. 

Naim Frashëri është "siguresa" kombëtare e Harmonisë Fetare. Ne nuk e duam Naim Frashërin në këndvështrim fetar (ta zemë bektashi), për konvertim fetar apo karshillëk fetar. Përkundrazi e duam pikërisht se ai bashkë me rilindas të tjerë si Pashko Vasa, Jani Vreto i dhanë kuptim dhe zbatim praktik devizës së Rilindjes Kombëtae "Feja e shqiptarit është shqiptaria" (Pashko Vasa). Kjo devizë ka nevojë të zbatohet edhe sot në mënyrë që të mos mundet dikush të na përçajë, por kjo devizë do të sabotohet rëndë nëse brezi i ri, sistemi arsimor, botimet, partitë politike, institucionet kulturore nuk mblidhen rreth mësimeve të Naim Frashërit. 
Nëse Naim Frashëri nuk vendoset Poet Kombëtar, do të jetë njëlloj si t'i heqësh "siguresat" një qarku elektrik dhe të mbetesh me shpresën se "nuk do të marrë flakë shtëpia" nga nxitja e përçarjes fetare. Është e sigurtë që Naimi nuk do të punojë vetëm, por do të punojë bashkë me të gjithë Rilindjen Kombëtare, bashkë me Pashko Vasën, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën, Çajupin, Asdrenin, Ali Asllanin, Mitrushin, Lasgushin dhe pikërisht për këtë arsye është ai që duhet. Naim Frashëri e dinte që po shkruante sintezën e feve shqiptare kur shkruante poezi, ndaj "Fletorja e bektashinjve" është dytësore dhe shërbim pjesor, dhe jo kryesor. Kryesoren ai e kishte për kombin e vet. Detyrimi i tij nuk është "klanor", "sektar", "krahinor" por është plotësisht kombëtar. Për këtë e duam. 

Naim Frashërin e duam për dashurinë e gjuhës shqipe në tërësi dhe aspak për të përforcuar rolin e toskërishtes dhe për karshillëk ndaj gegërishtes. Naim Frashëri dhe Vëllezërit Frashëri nuk kanë lidhje me vendimet e mëvonshme për standardizimin e gjuhës shqipe që e bën më të dukshëm n një debat logjik, të drejtë e të kuptueshëm për mbrojtjen e dialektit geg. Ne njësoj do të donim në këtë drejtim Pashko Vasën, Gjergj Fishtën apo Ndre Mjedën etj.

Naim Frashërin e duam për të mbrojtur Jugun e Shqipërisë nga shkombëtarizimi i hapur. Në këtë kuptim kërkojmë ndihmën e Veriut të Shqipërisë. 

Zhvillimet e mëposhtme negative tregojnë se kemi një goditje të qëlllimtë të vlerave, vizionit dhe programit të Rilindjes Kombëtare dhe ne duam të shmangim degradimin kombëtar, nxitjen e përçarjes fetare, krahinore, përmes figurës së Naim Frashërit. 

1) Heqja e emrit "Mësonjëtore e parë shqipe" të Korçës
2) Heqja e statusit "Muze Kombëtar i Arsimit" me ligjin 27/2018 "Për muzetë dhe trashëgiminë kulturore" 
3) Me VKM 146, datë 10 mars 2021 u hoq edhe nga detyrat e Muzeut lokal të Korçës që muzeu të kujdesej për trashëgiminë e Mësonjëtores, ku trashëgimi e parë është vetë fjala shqipe "Mësonjëtore" dhe jo fjala me origjinë të huaj "shkollë". 
4) Përfaqësues të qeverisë filluan të shkruajnë libra për të zvetënuar, e për ta mbushur plot me keqkuptime, keqinterpretime, të fshehta jo të hapura trashëgimin e Vëllezërve Frashëri dhe ta quanin Frashërin si një "domein të përbashkët shqiptaro-grek" (ndërkufitar) dhe jo thjesht shqiptar. 
5) Koncepti "Besa" iu dha për menaxhim propagandistik izraelitëve për ta  patur si emërtim të Muzeut Hebraik. Ne kemi protestuar ndaj kësaj. Rreth koncepteve "Besë" dhe "Bujari" mbështillen të gjitha përpjekjet tona për t'ua shpjeguar të gjithëve kulturën shqiptare. Nëse një nga këto dy koncepte eksportohet tek të huajtë kjo rëndë dëmton dhe kompromenton kulturën shqiptare. Tashmë gabimet e izraelitëve i marrin edhe shqiptarët, ndërkohë që dihet që shqiptarët nuk e meritonin këtë sepse shqiptarët i kanë ndihmuar izraelitët dhe meqë i kemi ndihmuar një herë ata thonë jeni të detyruar të na ndihmoni gjithmonë e për gjithçka. Kjo nuk është në rregull. 

6) Së fundmi mësuam për një nismë "Lasgush Poradeci - Poet i Kombit" që është thjesht në kundërshtim me vetë Lasgush Poradecin i cili në 100-vjetorin e lindjes së Naim Frashërit në esenë e vet "Misioni i Shqiptarëve të Bukureshtit dhe Naim Frashëri" (1946) shkruan këto mendime tepër të rëndësishme për vlerësimin e figurës së Naim Frashërit: 

"Ishte çështje fetare, punë feje, feja e Shqiptarit- ishte feja e shqiptarisë dhe për fenë flasin profetët jo njerëzit. Për fenë e shqiptarisë do të fliste profeti i kombit shqiptar: Naim Frashëri. Ky do të bënte Këthimin e Shqiptarëve. Ëngjëlli i Zotit të Shqipërisë, Ideja e mirë e atdheut, Zëri i shpëtimit kombëtar i thotë Samiut: ... Dërgo në Bukuresht ca këngë të Naimit... "

Nisma e mësipërme është qëllimisht për arsye të kundërta nga ato të Lasgush Poradecit, duke shfrytëzuar emrin e tij, përmes kandidaturës "fiktive" Lasgushi Poet i Kombit që të dobësojnë argumentin e vet Lasgushit për Naim Frashërin dhe kështu të çekuilibrojnë kontributet e poetëve shqiptarë, vlerësimet e tyre për njëri-tjetrin, të rritin temperaturën përmes konkurrencës veri-jug, i krishterë-muslimanë dhe kështu kombi ynë të mos e gjej udhën e punës së mbarë siç thoshte Naim Frashëri: 

"Tregomu dhe shqipëtarëve, 
Udhën e punës së mbarë, 
Bashkomi, bëmi vëllezër 
Edhe thjeshtë shqipëtarë" 

7) Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë qartësisht po tregojnë dobësi, çorientim në çështje të edukimit kombëtar të popullsisë dhe për ne këto janë thjesht të qëllimshme. Me veprimtarinë e tyre duhet t'i provojnë kombit shqiptar se e duan një komb me harmoni fetare, me tipare të shëndosha të personalitetit, në përputhje me vlerat më të larta njerëzore.

Për këtë arsye ne e shohim mbrojtjen me ligj të statusit Naim Frashëri - Poet Kombëtar si të domosdoshëm dhe mjaft ndihmues për brezin e sotëm e brezat e ardhshëm. 
Në ligj duhen futur mbrojtja e veçantë e veprës së tij, e Muzeut në Frashër që duhet të ketë status kombëtar, e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, kryevepra e Naim Frashërit, e Varreve Monumentale të Parkun e Liqenit Artificial (të mos lejohet varrimi i figurave të tjera aty), e sasisë dhe e cilësisë së pasqyrimit të veprës së tij duke filluar që nga moshat e vogla deri në universitet e duke patur të paktën 5 orë mësimore në vit për çdo klasë mësimore, një numër i arsyeshëm nga përvoja jonë si shkollë për të garantuar që në 12 vjet nxënësi të dalë me një zotërim shumë të mirë të veprës së Naim Frashërit, dhe të jetë i ekspozuar ndaj mesazheve të tij. 

PËR FIRMOSËSIT E PETICIONIT: 
Komentet tuaja do të jenë plotësuese të këtij petioni fillestar. 

avatar of the starter
Udha e ShkronjavePetition Starter"Udha e shkronjave" është shkolla e parë private shqiptare (1997), organizatore e Olimpiadës Kombëtare (2000) dhe Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit (nga 2012).

119

The Decision Makers

Kuvendi i Kosoves
Kuvendi i Kosoves

Petition Updates