Kampanya güncellemesiPër mbrojtjen me ligj të statusit "Naim Frashëri - Poet Kombëtar"Mihal Grameno - për Naim Frashërin
Udha e ShkronjaveTirana, Arnavutluk
17 Haz 2024

Si ty o Vidhehem, e Mek’ e Arabisë
Që kini lerë Muhamet, e Krisht të krishterisë
Është për mua Frashëri, vent i Perëndisë
Atje ku lerë Naim beu, zemr’ e Shqipërisë!

Ay ish ëngëll rënë mi dhe për të ndritur kombinë
Edhe ta nzjerrë në liman, si Moisiu me shkopnë
Vëllazëri e dashuri, t’u apë e kërkojnë
Nga gjumi Shqipërinë, ta xgjojnë e lirojnë.

Të qofshim falë atje ku je, o engjell’ i pavdekur
Ty që eshtrat kurrë-kush, s’të janë për të tretur!
Gëzo ti zemrën e dëfre se farën që ke hedhur
U rrënjos mirë e lulëzoi, një pemë fort të çelur.

Mi gjitha anët nuku dëgjon, përveç se muziqinë
Duke kënduar emrin tënd, ashtu si Perëndinë!
Se ti, o ëngjëll tinë na le, të njohëm kombësinë
Edhe të vdesëm me gëzim, për mëmë Shqipërinë.

Hemen destekle
Bu kampanyayı imzala
Bağlantıyı kopyala
WhatsApp
Facebook
X
E-posta