Aggiornamento sulla petizionePër mbrojtjen me ligj të statusit "Naim Frashëri - Poet Kombëtar"Andon Zako Çajupi - Vdiq Naimi
Udha e ShkronjaveTirana, Albania
17 giu 2024

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi!
Mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipëtarka, shqipëtarë!
Naimnë kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qarë!
...

Vdiq Naimi, gjithè thonë,
qani turq, qani kaurë!
Bilbil’ i gjuhësë tonë
s’do të degjohet me kurrë!

Vdiq Naimi, që këndoi
trimerinë, Skenderbenë.
Vdiq Naimi, që lëvdoi
dhe nderoi mëmëdhenë!

Vdiq Naimi, po ç’të gjeti,
O moj Shqiperi e mjerë!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s’ka te tjerë.

Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkretë,
pse more të tillë burrë?
I ndritë shpirti për jetë,
mos i vdekte nami kurrë!

Copia il link
WhatsApp
Facebook
X
E-mail