Firmosja e projektligjit për mësuesit shqiptarë në mërgatë

The Issue

PROJEKT LIGJ
PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE NË MËRGATË
Në mbështetje të neneve 8 dhe 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në LIGJIN Nr. 69/2012 PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, Neni 11 (Arsimimi për fëmijët shqiptarë jashtë vendit), si dhe në përvojën katërmbëdhjetëvjeçare të mësimit plotësues të gjuhës shqipe nga mësues vullnetarë në Greqi e gjetkë:
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË: VENDOSI
Neni 1:
Të njihet mësimi i gjuhës shqipe në mërgatë, shkollat dhe mësuesit.
Neni 2:
Shpenzimet për shkollimin shqip të fëmijëve në mërgim miratohen si zë i veçantë në Buxhetin e Shtetit të Republikës së Shqipërisë.
Neni 3:
Shkolla shqipe në mërgim është pjesë organike e shkollës shqipe në Republikën e Shqipërisë.
Neni 4:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Arsimit dhe e Sporteve të lidhin aktmarrëveshje me të gjitha vendet pritëse të mërgimtarëve shqiptarë në mënyrë që mësimi të zhvillohet në mjediset shkollore, si gjuhë e dytë, ose si mësim plotësues i Gjuhës Shqipe.
Neni 5:
Burim për financimin e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë janë:
A. Buxheti i shtetit;
B. të ardhurat nga shërbimi konsullor në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Shqipërisë në botë;
C. dhurimet dhe sponsorizimet;
D. të ardhura të tjera të ligjshme.
Neni 6:
Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore që rrjedhin nga ky ligj.
Abdurahim Ashiku, gazetar-ish mësues Shënuar më 1 qershor 2015, Ditën Botërore të Fëmijëve

Ka rëndësi që mësuesit shqiptarë në Greqi e gjetkë që u japin mësim shqip fëmijëve vullnetarisht, pa pagesë dhe pa asnjë stimul material dhe moral, të vlerësohen nga shteti me ligj të posaçëm për Ta, që gjuha shqipe të mos shuhet tek fëmijët e brezit të dytë në mërgim.
Ky është detyrim kushtetues rrjedhë nga nenet 8 dhe 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

This petition had 73 supporters

The Decision Makers

Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë
Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë
Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Kryeministrit të Shqipërisë
Kryeministrit të Shqipërisë
Presidentit të Republikës
Presidentit të Republikës

Petition Updates