See Below!

See Below!
The Issue
I nderuar Z.Kryetar i Bashkise se Tiranes,
Në ditët e fundit, organizata jonë është vënë në dijeni për grumbullimin dhe me pas eleminimin e disa kafshëve endacake në qytetin e Tiranës (kryesisht ne zonen e trenti dhe te burgut). Me keqardhje kemi marrë informacion nga burimet tona ne terren dhe vullnetaret tane qe jane kujdesur per keta qenushe dhe pas verifikimeve kemi arritur ne konkluzionin se eleminimi i tyre ka ndodhur.
Mendojmë që në raste të tilla është e panevojshme të shpjegohet se si një veprim i tillë është i gabuar, joligjor dhe antihuman. Sipas te gjitha burimeve tona, behet fjale per operacione te perqendruara ne zona te vecanta, e te mireorganizuara, te cilat edhe nese nuk ndodhin me miratimin e Bashkise , eshte e patolerueshme te ndodhin ne menyre vullnetare nga individe te palicinecuar per te kryer kete “sherbim”. Eshte detyre e Bashkise se Tiranes, si tutelatore e menaxhuese e territorit perfshire dhe kafsheve te shoqerimit ne te, qe te ndaloje cdo iniciative individuale te paligjshme te kesaj natyre. Ne dijenine tone, asnje nga kafshet e grumbulluara keto kohe nuk eshte cuar per tu sterilizuar prane universitetit bujqesor te Kamzes, ne kuadrin e nje fushate sterilizimesh te premtuar nga Bashkia e Tiranes.
Bashkia e Tiranes, si nismetare e kuvendit mjedisor organizuar ne date 04/10/2013 jo vetem ishte e qartesuar se eleminimi fizik nuk eshte zgjidhja, por u shpreh edhe e gatshme te nise procesin e gjate por te sigurte te zgjidhjes se problemit te endacakeve duke rrespektuar ligjet shqipetare, perditesuar me se miri me praktikat europiane ne kete fushe.
Eleminimi kafshëve endacake, në rastet kur është i nevojshëm sipas përkufizimit në ligj, duhet të kryhet vetëm nga praktika mjekësore veterinare të kontrolluara, dhe vetëm me mjete veterinare të miratuara.
Gjithsesi le të mënjanojmë citimet juridike, dhe te besojme qe si ne edhe Ju, mendoni që është e patolerueshme që në ditët e sotme – në erën e kulturës globale që synon zhvillim të qëndrueshëm dhe një jetë në harmoni me natyrën – një autoritet vendor i një qyteti me tradita si Tirana te gjeje zgjidhje te problemit te kafsheve endacake ne rruget e qytetit, duke aplikuar metoda barbare te asgjesimit te tyre jo selektiv.
Ne frymen e komunikimeve te here pas hershme qe ne si shoqate kemi patur me Bashkine e Tiranes, kemi besuar se nga kjo e fundit ka ekzistuar i gjithe vullneti pozitiv per ti dhene zgjidhje civile, ligjore, e mbi te gjitha humane problemit te kafsheve te rruges, por grumbullimi ne tufa, pa identifikuar me pare kafshet e semura, apo me rrezikshmeri te larte per komunitetin, jo vetem nuk shkon ne te njejten fryme, por na le te detyruar te ndermarrim hapa te pershkallzuara te qendrimit tone kete here jo vetem institucional administrativ, por edhe publik, mediatik e se fundmi gjyqesor. Ky qendrim refraktar nga ana e Bashkise se Tiranes është simbolizmi i dhunës së përhershme ndaj qënieve të pambrojtura, që shumë lehtë tejçohet tek njerëzit në një shoqëri të pagdhendur,
Lidhur me këtë çështje, kërkojmë nga Ju:
1.Ndaljen e menjëhershme të vrasjeve të kafshëve endacake, dhe garancinë që një veprim i tillë nuk do të përsëritet më.
2. Reagim te menjehershem nga Bashkia e Tiranes, ne lidhje me kete ceshtje
3. Identifikim te individeve qe kane kryer keto vrasje me iniciative private e ne shkelje te ligjit. ARsA ka përgatitur planin e përshkallëzimit të protestës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Megjithatë, mendojmë sinqerisht që do të gjejmë zgjidhjen normale. Ne besojmë që Bashkia e Tiranës do të gjejë vizionin e duhur për një zgjidhje humane ndaj kësaj çështjeje, dhe ARsA mbetet në dispozicion të ndajë me ju mënyrat e menaxhimit të popullatës së kafshëve endacake, si dhe praktikat më të mira globale.
Bashkë mund ta kthejmë Kryeqytetin e shqiperise në një shembull të trajtimit human të kafshëve endacake, dhe në një model menaxhimi të këtij problemi për tu imituar në bashki të tjera të Shqipërisë.
Presim me ngulm përgjigjen tuaj,
Stafi i Animal Rescue Albania!

Petition Closed
Share this petition
The Decision Makers
Share this petition
Petition created on October 23, 2013