Largimi i dy përmendoreve të turpit

This petition had 607 supporters

The Issue

Kryetarit të Komunës së Prizrenit

Për dijeni: Kryeministrit të Kosovës

 

I nderuar Kryetar i Komunës së Prizrenit,

Jemi qytetarë nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora. 

Nuk e dimë nëse e keni ndjekur valën e reagimit për lajmin që në sheshet e Prizrenit janë vendosur dy përmendore që çnderojnë kujtimin dhe figurën historike të Skenderbeut dhe Adem Jasharit. Nuk ka media që ka mbetur pa shkruar për këtë turp publik estetik dhe reagimi shkon nga indinjata e thellë deri në sarkazëm të nivelit më të lartë. Poeti Xhevdet Bajraj madje ka shkruar edhe disa vargje për këtë:

PËRMENDORET
Duhet t’u kërkojmë falje
të rënëve për liri
që ua ndërtuam
këto përmendore qesharake
Duhet t'u kërkojmë falje
që i kemi vrarë
për qejfi
përsëdyti

Është në nderin e institucionit tuaj që gabimin e bërë me apo pa dashje nga zyrtarë tuajët që kanë miratuar ato "vepra" dhe i kanë lejuar të vendosen në mjedise publike, ta zhbëni. Komuna e Prizrenit i ka të gjitha mjetet në dispozicion për ta zhbërë këtë turp një orë e më parë.

The Decision Makers

Komuna e Prizrenit (Kosovë)
Komuna e Prizrenit (Kosovë)
Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Petition Updates