Teatrot të hapen sa më shpejtë!

Teatrot të hapen sa më shpejtë!

0 have signed. Let’s get to 500!
At 500 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!
Jeton Neziraj started this petition to z. Armend Zemaj, ministër and

Për: z. Armend Zemaj, ministër; Ministria e Shëndetësisë, Republika e Kosovës

znj. Vlora Dumoshi, ministre; Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Republika e Kosovës

Teatrot të hapen sa më shpejtë!

Pavarësisht se një pjesë e madhe e sektorëve dhe fushë-veprimtarive shoqërore në Kosovë (duke përfshi edhe qendrat tregtare) janë lejuar të funksionojnë ose të gjysëm-funksionojnë në rrethanat aktuale të pandemisë, teatrot në Kosovë vazhdojnë të mbesin të mbyllur. Për ta nuk ka asnjë udhëzim zyrtar apo plan të hapjes! Edhe pse qe paralajmëruar, teatrot nuk u hapën më 1 qershor, dhe për këtë gjë nuk pati asnjë arsyetim dhe asnjë konsultim me komunitetin teatror.

Përmes këtij peticioni të hapur, ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministisë së Kulturës që sa më parë të ndërmarrin hapa në mënyrë që teatrove t’u lejohet të nisin punën dhe të fillojnë të mirëpresin publikun. Hapja e teatrove, me masa të caktuara të sigurisë, do ta shpëtonte skenën teatrore nga kollapsi total në të cilin gjendet aktualisht dhe do të kontribuonte në masë të madhe në jetën sociale në Kosovë, të rënduar nga pandemia.

Teatrot në Kosovë kanë kapacitete dhe janë të gatshme t’i përfillin të gjitha masat e sigurisë që konsiderohen të nevojshme e të domosdoshme për sigurinë e publikut dhe të artistëve. Masa të këtilla kanë filluar të zbatohen në shumicën e vendeve të Evropës, duke përfshirë edhe vende të rajonit si Maqedonia e Veriut.

Ju bëjmë me dije se nëse ky peticion i yni injorohet, komuniteti teatrot në Kosovë, që ka një numër prej mbi 5,000 artistësh, punëtorëve të skenës e stafit administrativ, do të detyrohet të shoh edhe forma të tjera të protestave.

0 have signed. Let’s get to 500!
At 500 signatures, this petition is more likely to be featured in recommendations!