Të emërohet myfti vendali në qytetin e Beratit!

The Issue
Me emrin e Allahut, Të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit!
Peticion per emërimin e myftiut të ri të Beratit
Drejtuar: Kryetarit të K.M.SH. H. Bujar Spahiu. Kryesisë së K.M.SH
Mbështetur në kërkesën e anëtarëve të këshillit dhe imamëve të Myftinisë së Beratit të dërguar dhe protokolluar në zyrat e Komunitetit Musliman Shqiptar me date 05.01.2023 me numer protokolli 03, ne besimtarët muslimanë të qytetit te Beratit nisim këtë peticion për miratimin e kësaj kërkese dhe jo shpërfilljen e saj.
Besimtarët beratas për të disatën herë janë anashkaluar duke ju mohuar çdo e drejtë informacioni dhe konsultimi në zgjedhjet e bëra për myftiun e qytetit. Brënda një periudhë 1 veçare myftinia Berat është drejtuar nga 3 myftinj me prejardhje nga Pogradeci, Fushë Labinoti i Elbasanit, dhe i fundit nga Laçi, i emëruar në fillim të këtij viti pa dijenin e asnjë këshilltari apo imami dhe pa minimumin e bisedës reciproke.
Ky fenomen nuk pranohet më nga besimtarët beratas përderisa qyteti posedon jo një por disa drejtues vendas, të cilët i plotësojnë kushtet për të qënë në këtë detyrë. Në një institucion përfaqësues e vendimarës, pjesëmarrja e popullit është guri themelor i tij.
Profeti ynë i dashur (paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te ) trasmetohet se ka thënë: "tre personave nuk u ngrihet(pranohet) namazi(falja), dhe njëri prej tyre është ai, i cili bëhet imam i atyre njerëzve që nuk e duan".
Si pasojë, ne si besimtarë të qytetit të Beratit nuk pranojmë emërimin e fundit tuaj dhe kërkojmë me vendosmëri deri në fund pranimin e kërkesës dërguar në datë 05.01.2023.

2,138

Petition Updates
Share this petition
Petition created on January 16, 2023