Të njihet vota e emigrantëve Shqiptarë!

Të njihet vota e emigrantëve Shqiptarë!
The Issue
Diaspora Shqiptare deri më tani, ka pritur vullnetin e klasës politike të Republikës së Shqipërisë që të ndryshojë kodin zgjedhor t’a bëj atë që dhe emigrantët shqiptarë kudo ndodhen të votojnë dhe t’u njihet vota e tyre, si detyrim ligjor i demokracisë së vendit. Derimë tani kemi parë një klasë politike antikushtetutëshmërie që në favor të njëri tjetrit, kanë mbajtë peng vendin si dhe vullnetin e shqiptarëve emigrantë për t’a finalizuar demokracinë në Shqipëri, duke e lënë vendin në terr total të një tranzicioni korruptiv dhe diktatorial për të ardhmen.
Kërkojmë që kodi zgjedhor të ndryshoj, duke njohur kështu edhe votën e emigrantëve.
Por si duhet të ndryshojë? Zgjidhja është shumë e qartë! Të përgatitet infrastruktura e listave të hapura me rang Kombëtar. Të zbatohet programi i votës elektronike (online), si dhe në trupën e KQZ-së të ketë përfaqsues Amerikanë të ardhur posaçërisht nga strukturat ligjzbatuese Amerikane. Kjo e fundit, të monitorojë dhe të çertifikojë në kohë rekord zgjedhjet brenda jo më shumë se 72 orë! Me gjithë respektin e OSBE-ODIHR, kjo organizatë e ka humb besueshmërinë për të garantuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike në Shqipëri.
Kandidatët për deputet të jenë intelektualë të mirfilltë, të zgjedhur nga rrethet për rrethet. Të jenë të arsimuar me universitet si dhe të kenë karrierë jo më pak se 15 vite të profesioneve të tyre si doktorë, inxhinerë, mësues, avokatë, biznes etj. Pra të mos jenë politikanë të lindur apo të trashëguar nga politika, ku dhe klasa politike të mos ketë ndikim te këta të nesërmen në parlament. Të bëhen transparente gjithë të ardhurat e fushatës zgjedhore të sejcilit kandidat dhe të hiqet dorë nga çdo preokupim i mëparshëm i funksioneve të tyre. Kandidatët një muaj përpara se të mbyllet afati i fushatës, duhet të përballen me njëri tjetrin në debate publike, për të shpalosur kështu vizionin e tyre për mandatin qeverisës vitet në vazhdim. Të mos lejohet që një kandidat apo kryetar partie të kandidojë më shumë se dy mandate, që kështu të riciklohet ecuria e burimeve njerëzore. Kandidatët si dhe Kryetarët e Partive nuk duhet të kenë të deklaruar burime financiare të dyshimta, sikundër siç parashikohet në ligjin e Vetingut, këta duhet të seleksionohen dhe të dalin automatikisht jashtë loje përgjithmonë nga politikbërja. Kështu do të mund të kemi një zgjidhje përfundimtare të zgjedhjeve në Shqipëri, si dhe një frymëmarje demokratike për vendin, duke ju garantuar qytetarëve shqiptarë jo vetëm meritokraci, por dhe fund të një tranzicioni korruptiv të Kryetarëve Partiakë. Shqipëria meriton një demokraci funksionale siç e ka bota perëndimore me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Nëse jeni dakort për këto ndryshime Kushtetutshmërie, firmose peticionin dhe shpërndaje sa më shumë me miqtë tuaj, që dhe ata të kenë mundësinë e një ndryshimi të madh dhe rrënjësor për vendin. Patriot të bën edhe një peticion i tillë, ku vendos të ardhmen e çdo brezi të ri që kërkon të jetojë i barabartë midis të barabartëve në Perëndim!

Petition Closed
Share this petition
Petition Updates
Share this petition
Petition created on April 7, 2024