Petition updateShpëtoni shkollën e Zhepovës, Dëshnicë (Përmet) "Shefqet Nurçellari"Shkolla e Zhepovës ka për detyrë të jetë Qendër Komunitare dhe nuk është
Udha e ShkronjaveTirana, Albania
Mar 29, 2022

Nga Artur Shkurti

Më 13 mars 2014, Ministria e Arsimit ka botuar dokumentin “Standardet e shkollës si qendër komunitare” (numër protokolli 1794, firmosur nga znj. Lindita Nikolla).

Një përcaktim shumë i rëndësishëm në këtë dokument, në fushën
“Vendimmarrja e shkollës si qendër komuntare”, është sa më poshtë:


“Prindërit, komuniteti dhe stafi i shkollës janë partnerë të rëndësishëm dhe të barabartë në vendimmarrjet që ndikojnë në cilësine e shkollës dhe arritjet e nxënësve. Ata së bashku mund të informojnë, ndikojnë dhe krijojnë politika, praktika dhe programe në dobi të suksesit të nxënësve.”

Ky paragraf është ndoshta më i rëndësishmi për vendin që duhet të ketë komuniteti dhe shoqata “Zhepova e bashkuar” në marrëdhëniet me shkollën dhe shtetin. Shoqata është përfaqësuese e komunitetit të Zhepovës, dhe është e njohur ligjërisht si e tillë. Nga vetë dokumenti i standardeve ajo ka detyrimin t’i kërkojë vetë shkollës të realizojë detyrimet e veta si qendër komunitare.


Më poshtë po japim përcaktime që janë në këtë dokument të rëndësishëm për orientimin e përpjekjeve të shoqatës “Zhepova e bashkuar” për të ndërtuar ligjërisht pretendimet e saj për thithjen e investimit në rikonstruksionit të shkollës së mesme të bashkuar “Shefqet Nurçellari”, Zhepovës. 


Në dokumentin “Standardet e shkollës si qendër komunitare” përcaktohet shkolla si “vendi ku ndërtohet partneriteti shkollë – familje – komunitet dhe bashkëpunohet për zhvillimin e potencialit të plotë të çdo nxënësi”
Nëse vendi nuk ekziston, pra nuk kemi shkollë, sepse është e shkatërruar, si në rastin e shkollës së Zhepovës “Shefqet Nurçellari”, si realizohet ky partneritet? Mungesa e shkollës, po shkatërron familjen dhe komunitetin njëkohësisht. Sepse arsyeja kryesore “edukimi i fëmijës” nuk realizohet si duhet dhe kjo dështon planin e familjes e cila pikërisht për këtë arsye duhet të lëvizë me urgjencë nga fshati. Siç e dimë, lëvizjet e organizuara janë të kushtueshme dhe atëherë, familja do të pranojë të shthuret vetëm me shpresën që secili fëmijë të mundet të gjejë një realizim diku jashtë fshatit. Kjo nuk është në rregull. 

Ky dokument zyrtar i standardeve të shkollës si qendër komunitare citon ligje që synojnë (citoj) “funksionimin e një shkolle të hapur për vendimmarrje të përbashkët me familjen dhe komunitetin”.


Nëse hapet shkolla do të shohim që ajo po shkatërrohet. Nëse godina nuk i plotëson kushtet, atëherë çdo hapje e stafit është e kotë pa godinë. Ajo nuk mund të ftojë as familjet as komunitetin. 

Dokumenti i standardeve të shkollës si qendër komunitare thotë se “mbështetet në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve”.
Nëse shkolla është e prishur, fëmijëve u është shkelur “E drejta për arsim” përcaktuar nga neni 18 i ligjit 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”.

Copy link
WhatsApp
Facebook
Nextdoor
Email
X