JO shpërfilljes së Rezolutës "Kundër Krimeve të Regjimit Komunist" dhe "Kodit të Sjelljes"
Das Problem
Gjatë fjalimit në Seancën e Kuvendit në datën 30.07.2020 Kryeministri riprodhoi disa herë stereotipe të së kaluarës së regjimit komunist dhe përdori gjuhë fyerse e poshtëruese ndaj kolegëve të opozitës parlamentare dhe jashtparlamentare. Me këtë fjalim Kryeministri shpërfilli Rezolutën Nr. 11, 2006 "Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri" dhe Kodin e Sjelljes në Kuvend.
Në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen më fjalime që kanë vetëm synimin e përçarjes dhe polarizimit të shqiptarëve. Institucionet dhe politika shqiptare duhet të gjejnë vullnetin dhe kurajon civile të distancohen fuqishëm nga fjalimi i Kryeministrit. Ky është një shembull joqytetarie, cënon imazhin dhe unitetin e Shqipërisë, bllokon zhvillimin e shoqërisë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë në bashkësinë e vlerave evropiane.
Ndonëse Shqipëria ka plot juristë të shkëlqyer, sfida më e madhe mbetet Reforma në Drejtësi. Legjitimimi, mohimi ose relativizimi i krimeve të regjimit komunist nuk ndihmojnë këtë proces, përkundrazi, thellojnë kulturën e padrejtësisë, diferencimin social dhe shpopullimin e vendit.
Ne kërkojmë:
• Distancim publik nga deklaratat e Kryeministrit;
• Zbatim të paanshëm nga Drejtuesit e Seancave të Kuvendit të masave disiplinore sipas
Rregullores, në përputhje me Kodin e Sjelljes së Deputetëve si dhe me detyrimet që
burojnë nga Rezoluta Nr. 11, 2006;
• Paraqitjen e nje mocioni mosbesimi nga Deputetët kundër Kryeministrit sipas
Rregullores së Kuvendit;
• Raportimin në media dhe zhvillimin e një debati të gjërë mbi pasojat dhe rreziqet e
përdorimit të gjuhës së urrejtjes, fyerse dhe përçarëse nga përfaqësuesit e qytetarëve.

Die Entscheidungsträger*innen
Neuigkeiten zur Petition
Diese Petition teilen
Petition am 17. September 2020 erstellt