Serbia must recognize Kosovo, no partitioning – Serbia ta njohë Kosovën pa ndarje

0 have signed. Let’s get to 7,500!


[SHQIP MË POSHTË]

Dear EU leaders:

As citizens of Kosovo and citizens of Europe, we are greatly concerned about the fate of the Republic of Kosovo and of our continent. The European Union is unjustly compelling Kosovo into uneven negotiations with Serbia. The negotiations will likely enable Serbia to join the EU at the expense of Kosovo and Europe.

For the sake of peace, stability, and democracy in Europe, we call upon you to adhere to the following principles:

1. We must preserve Kosovo’s sovereignty and territorial integrity. Independent Kosovo is the compromise between Albanians and Serbs. The Albanian majority gave up reunification with Albania to accommodate the former ruling minority, the Serbs. The people of Kosovo have closely cooperated with the international community, and the EU should not betray their trust by partitioning Kosovo, imposing land swaps, or dividing sovereignty along ethnic lines. Doing so could provoke border changes in neighboring countries and destabilize the entire region to the benefit of anti-European powers.

2. Serbia must recognize Kosovo. Serbia has repeatedly invaded, occupied, and annexed Kosovo—in 1877–78, 1912, 1918, 1944, and 1989–90—after brief periods of liberation. To this day, Serbia has not apologized for its war crimes or renounced its elaborate plans to annihilate the Albanians (notably the 1844, 1938, and 1986 memoranda). Any arrangement short of recognition will nurture hopes of reannexation and create conflicts in the future. Serbia must pacify extremist segments of its society that unjustly oppose Kosovo’s existence; the people of Kosovo cannot bear the burden.

3. We must protect Kosovo Serbs. EU-sponsored agreements have hurt Kosovo Serbs, giving Belgrade the power to quell dissent and dissuade Serbs from participating in public life. The EU should work directly with the Serb community and help Kosovo institutions protect minority rights guaranteed by the constitution and the plan of UN envoy President Martti Ahtisaari. Serbia must also grant similar rights to ethnic Albanians under its jurisdiction.

4. The EU must not support corrupt leaders. The president of Kosovo, Mr. Hashim Thaçi, lacks democratic legitimacy and the constitutional authority to negotiate a peace treaty with Serbia. The parliament, prime minister, and civil society oppose Mr. Thaçi’s role in the negotiations. Therefore, Mr. Thaçi is acting ultra vires, that is, beyond his powers, and the people of Kosovo will refuse to ratify any harmful agreement he may sign with Serbia.

5. We must seek a peace treaty that serves Europe. Kosovo and Serbia should sign a binding agreement. They should resolve cases of missing persons and other issues from the 1990s war. We must curb the influence of anti-European interests in the region and allow no arrangement that denies the essence of democracy.

These goals are difficult to accomplish. But they are the only way to a better Europe. Therefore, they are the only solution that the people of Kosovo will accept. At a time when many powers are actively working against Europe, we must firmly defend our European values and unity.

Sincerely,
Citizens of Kosovo and Europe

* * * * *

Të nderuar udhëheqës të Bashkimit Evropian:

Si qytetarë të Kosovës dhe qytetarë të Evropës, jemi thellësisht të shqetësuar për fatin e Republikës së Kosovës dhe të kontinentit tonë. Bashkimi Evropian po e detyron padrejtësisht Kosovën të bëjë negociata të pabarabarta me Serbinë. Negociatat me gjasë do t’i mundësojnë Serbisë të anëtarësohet në BE në kurriz në Kosovës dhe Evropës.

Për hir të paqes, stabilitetit dhe demokracisë në Evropë, ju bëjmë thirrje t’i ndiqni këto parime:

1. Duhet ta ruajmë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës. Kosova e pavarur është kompromisi mes shqiptarëve dhe serbëve. Shumica shqiptare hoqi dorë nga bashkimi me Shqipërinë për të rehatuar serbët si pakicë ish-sunduese. Populli i Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, dhe BE-ja nuk duhet ta tradhtojë besimin e popullit duke e copëtuar Kosovën, duke imponuar këmbim territoresh ose duke ndarë sovranitetin në vija etnike. Këto veprime do të mund të provokonin ndryshime kufijsh në vendet fqinje dhe ta destabilizonin mbarë rajonin për dobi të fuqive antievropiane.

2. Serbia duhet ta njohë Kosovën. Serbia disa herë e ka invaduar, pushtuar e aneksuar Kosovën — më 1877–78, 1912, 1918, 1944 dhe 1989–90 — pas periudhash të shkurta çlirimi. Deri më sot, Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës e as ka heqë dorë nga planet e hollësizuara për zhdukjen e shqiptarëve (veçmas memorandumet e viteve 1844, 1938 e 1986). Çfarëdo zgjidhje pa njohje do të ushqejë shpresën për rianeksim dhe do të krijojë konflikte në të ardhmen. Serbia duhet t’i qetësojë segmentet ekstremiste të shoqërisë së saj që padrejtësisht e kundërshtojnë ekzistencën e Kosovës; populli i Kosovës nuk mund ta bartë atë barrë.

3. Duhet t’i mbrojmë serbët e Kosovës. Marrëveshjet e sponsoruara nga BE-ja i kanë dëmtuar serbët kosovarë, duke i dhënë Beogradit pushtetin për ta shuar opozitën dhe për t’i shkurajuar serbët nga pjesëmarrja në jetën publike. BE-ja duhet të punojë drejtpërdrejt me komunitetin serb dhe t’u ndihmojë institucioneve kosovare që t’i mbrojnë të drejtat e pakicave të garantuara me kushtetutë dhe me planin e të dërguarit të OKB-së, kryetarit Martti Ahtisaari. Serbia duhet gjithashtu t’u njohë të drejta të ngjashme shqiptarëve nën juridiksionin e vet.

4. BE-ja nuk duhet t’i mbështesë udhëheqësit e korruptuar. Kryetarit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, i mungon legjitimiteti demokratik dhe autoriteti kushtetues për të negociuar një traktat paqeje me Serbinë. Kuvendi, kryeministri dhe shoqëria civile e kundërshtojnë rolin e zotit Thaçi në negociata. Prandaj, z. Thaçi po vepron ultra vires, domethënë përtej kompetencave të tij, dhe populli i Kosovës nuk do të ratifikojë kurrfarë marrëveshje të dëmshme që z. Thaçi mund të nënshkruajë me Serbinë.

5. Duhet të punojmë për traktat paqeje që i shërben Evropës. Kosova e Serbia duhet të nënshkruajnë një marrëveshje të detyrueshme. Ato duhet të zgjidhin rastet e të pagjeturve dhe çështje të tjera nga lufta e viteve 1990. Ne duhet ta kufizojmë ndikimin e interesave antievropianë në rajon dhe të mos lejojmë kurrfarë zgjidhjeje që e mohon thelbin e demokracisë.

Është vështirë me i arritë këto synime. Por ato janë mënyra e vetme për një Evropë më të mirë. Prandaj, janë zgjidhja e vetme që populli i Kosovës mund ta pranojë. Në një kohë kur shumë fuqi po punojnë veprimisht kundër Evropës, ne duhet të qëndrojmë të palëkundur për vlerat tona dhe unitetin tonë evropian.

Sinqerisht,
Qytetarët e Kosovës dhe Evropës



Today: Getoar is counting on you

Getoar Mjeku needs your help with “President of the European Council: Serbia ta njohë Kosovën – jo copëtim, jo ndarje në vija etnike”. Join Getoar and 5,942 supporters today.