Petition updatePër mbrojtjen me ligj të statusit "Naim Frashëri - Poet Kombëtar"Lefter Çipa - Bilbil i vendeve të mia, more Naim Shqipëria

Udha e ShkronjaveTirana, Albania

Jun 17, 2024
BILBIL I VENDEVE TË MIA
Ku peshon më shumë guri,
ku s’ka të vdekurë burri,
more Naim Shqipëria?
Peshon në vendin e tija,
ku të flet gjuhën fëmija.
Bilbil i vendeve t’mia!
O pena me flori larë,
mbi botë lulja e parë,
more Naim Shqipëria.
Hënë yjesh, hën’ behari,
ç’u bë Naim Shqipëria?
Bilbil i vendeve të mia!
Gjuh’ e zogjve nëpër djepe,
zgjove kombin, dritë derdhe,
bilbil i vendeve të mia,
more Naim Shqipëria.
Pak jetove, shumë na le,
shumë more dhe në dhe.
Bilbil i vendeve të mia,
more Naim Shqipëria.
S’të mban dot dheu përbrenda,
del nga varri e nis nga kënga,
Bilbil i vendeve të mia,
more Naim Shqipëria.
Shqipëri, o shkëmb i sertë,
ti bilbila i bën djemtë,
shekujt vin e vitet shkojnë,
Naim djemtë ligjërojnë.
Support now
Sign this petition
Copy link
WhatsApp
Facebook
Nextdoor
Email
X