

Të dashur bashkë qytetarë, dua t'ju informoj se sot kemi pasur një takim me Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, të cilit i kemi shtruar arsyet e peticionit.
Për hir të së vertetes, takimi, vetëm një ditë pas prezantimit të peticionit, ishte një surprizë për ne dhe një shprehje e vullnetit të mirë të bashkisë.
Ajo që u arrit në këtë takim ishte një angazhim total nga ana e bashkisë për menaxhimin e situates, me qëllim që zjarret të jenë nën kontroll dhe tymi të mos vijë në qytet.
Për fat të keq nuk arritëm të siguronim një garanci absolute që nuk do të kishte më tym por edhe kjo qe arritem te merrnim mund te konsiderohet si një fitore e vogel.
Tani, të gjithë ne duhet të jemi të kujdesshëm që angazhimet e marra të mbahen deri në momentin e një zgjidhje definitive që është ai i landfilldit të Sherishtës
Ju falenderoj për mbeshtetjen.
Ermal Çukani