Njoftim
drejtuar:
- të gjithë nënshkruesve të peticionit ,
- qytetareve të Vlorës (shtetas shqiptarë, italianë, amerikanë e te tjerë banues në ketë qytet),
- organizatave e shoqatave mbështetese të ketij peticioni në qytetin e Vlores e në RSh,
- mediave e portaleve të interesuara për ketë peticion
për hir të transparences behet e ditur se peticioni iu dorëzua sot në rrugë zyrtare kryetarit të bashkise Vlorë, z. Ermal Dredha, të cilit u perfitua nga rasti per t’i berë të ditur gojarisht shqetësimin tonë dhe vendosmerinë tonë për të arritur në zgjidhje shteruese të tij.
Po ashtu, peticioni iu dorezua në rrugë zyrtare edhe Prefektit te Qarkut Vlorë dhe do të njoftohen autoritetet e tjera qëndrore në Tiranë.
Përfaqesues të komunitetit italian në Vlore nisen pranë Konsullates së Pergjithshme të Italisë në Vlorë proceduren e formalizimit zyrtar të iterit të peticionit si nismetare të tij dhe kerkimit të ndërhyrjes së shtetit italian në tutelë te shëndetit të shtetasve të vet.
E njejta rrugë formalizimi u ndoq pranë Ambasades së SHBA në Tiranë nga shtetasit amerikanë banues në Vlorë me synimin e një nderhyrjeje prej saj pranë instancave pergjegjese shqiptare.
Së fundmi, dëshirojme të theksojme se për të konkretizuar vullnetin dhe besimin tuaj jemi duke vleresuar mundesinë e hedhjes se hapave të metëjshem për vënien përpara përgjegjësise ligjore të kujdo që me mosveprimin po cenon shendetin e jeten e qytetareve.

