Miratoni ligjin për shtetësinë etnike shqiptare

Il problema
Associazione Albanese di Chiari, organizatë që përfaqëson diasporën shqiptare, bën thirrje për një ligj që njoh shtetësinë etnike shqiptare për të gjithë ata që janë lindur jashtë kufijve aktualë por që kanë prindër ose gjyshër me origjinë shqiptare. Ligji aktual nr. 113/2020, "Mbi shtetësinë shqiptare", ka zgjeruar mundësitë për diasporën dhe ka njohur parimin e jus sanguinis, por ne besojmë se duhet të bëhet më shumë për të përfshirë ata që kanë një lidhje të përhershme me Shqipërinë.
Shtetësia etnike shqiptare do t'u jap mundësinë shumë shqiptarëve, të cilët kanë mbetur jashtë kufijve aktualë për shkak të ngjarjeve historike, të rigjejnë lidhjen e tyre me atdheun dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Është e drejtë që fëmijët e tyre, të cilët janë rritur me vlera dhe kulturë shqiptare, të mund të kenë të drejtën e shtetësisë ashtu si paraardhësit e tyre.
Duke marrë parasysh rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve kulturore dhe gjuhësore me shqiptarët e mërgimtarë, ne kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të miratojë një ligj që do të njohë shtetësinë etnike për të gjithë ata që kanë prejardhje shqiptare. Ky vendim do të ndihmojë në ruajtjen dhe shpërndarjen e kulturës, traditave dhe historisë shqiptare në mbarë botën.
Neni 81 i Kushtetutës së Shqiperisë na ofron këtë mundësi për të kërkuar një ligj që të nxisë unitetin kombëtar dhe rigjallërimin e qytetarisë shqiptare. Ne ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe Shqiptarëve me kombësi Shqiptare kudo në botë, të bashkohen në këtë kërkesë historike për drejtësi dhe njohje.
Bashkohuni me ne dhe nënshkruani këtë peticion për të kërkuar që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e këtij ligji të domosdoshëm për shtetësinë etnike shqiptare. Nënshkrimi juaj ka rëndësi për të ardhmen e komunitetit shqiptar kudo që ai ndodhet. Firmosni peticionin për të mbrojtur trashëgiminë dhe të drejtat tuaja vjetra.

194

Voci dei sostenitori
Aggiornamenti sulla petizione
Condividi questa petizione
Petizione creata in data 15 maggio 2026