Rehabilitimi i ish Uzinёs sё Superfosfatit- Meritojmё tё jetojmё nё njё vend tё sigurtё.

This petition had 724 supporters

The Issue

DREJTUAR:

o  MINISTRISË SË  INFRASTRUKURES DHE ENERGJISE

 

                                                                                 Laç më 22.02.2021

Organizata "Sebastia", me seli në Laç-Kurbin, nё vijёmёsi tё ngritjes sё shqёtёsimeve kryesore dhe urgjente tё komunitetit Kurbinas, kemi ndёrmarrё peticionin e rradhёs lidhur mё njё çёshtje shumё problematike pёr tё gjithё qytetarёt; ajo e Ish-Uzinёs sё Superfosfatit

UZINA E SUPERFOSFATIT LAÇ

Uzina e Superfosfatit Laç ёshtё ndёrtuar  nё vitin  1967 dhe kanё qёnё burimi kryesor i punёsimit pёr 30 vite rradhazi, njёkohёsisht dhe industri e cila ka sjellё shqetёsime tё shumta shёndetёsore dhe ekologjike. Kjo uzinë bёnte prodhimin e plehrave të fosfatuara. Përbëhej nga dy fabrika: e superfosfatit dhe e acidit sulfurik, prodhonte superfosfat të thjeshtë pluhur dhe të kokërrzuar, acid sulfurik dhe fluorosilikat të natriumit. Si lëndë të parë përdornin fosforite me 28-30% P2Os dhe piritin. Industria e prodhimit të akumulatorëve furnizohej me acid sulfurik nga kjo uzinë në të cilën prodhohej edhe oleum. Ajo bëntё edhe përqendrimin e acidit nitrik të vendit nga 53% deri në 99%.

Njё studim i kryer nga UNEP (United Nations Enviroment Programme) gjatё viteve 2000 theksohet se; “Një stok mbetjesh mund të lëshojë arsenik dhe bakër në ujërat nëntokësorë duke kontaminuar burimet e ujit të pijshëm”. Uzina e Laçit ka punuar nga viti 1967 deri në fillimin e vitit 2000, periudhë gjatë së cilës është përdorur fosfati i kalciumit për të prodhuar plehra kimike. Uzina sot është e mbyllur. Përpjekjet për privatizim kanë përfunduar me shitjen e pjesshme të saj. Në territorin e uzinës janë depozituar rreth 300 000 ton mbetje të pasura në hekur, të krijuara gjatë proçesit të prodhimit. Vendgrumbullimi i mbetjeve është ngritur pa bërë ndonjë përgatitje paraprake të tokës, pa vendosur shtresë mbrojtëse të poshtme apo pa ndërtuar një sistem drenimi për të larguar infiltrimet. Një mostër mbetjesh e marrë nga specialistët e UNEP-it kishte përmbajtje të lartë arseniku dhe bakri Analizat e UNEP-it treguan, gjithashtu, se arseniku dhe bakri mund të infiltrohen për shkak të ujërave të shiut. Rrjedhimisht akuiferi i sipërm dytësor i shtresës ujëmbajtëse mendohet të jetë i kontaminuar. Mbështetur në harta dhe në mendimin e ekspertëve kombëtarë del se shtresat ujëmbajtëse nëntokësore rrjedhin drejt disa fushave me puse uji të pijshëm, që ndodhen në pjesën e poshtme të fabrikës. Arseniku dhe bakri janë të dy elemente shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe që dëmtojnë rëndë ekosistemet ujore”.

Disa nga rreziqet qё u kanosen qytetarёve Kurbinas nga kjo Uzinё janё;

- shfrytёzimi i burimeve tё ujit tё pijshёm, i cili sipas studimeve tё sipercituara rezultojnё tё jenё tё kontaminuara.

- Rreziku i jetёs sё atyre qytetarёve qё pёr arsye tё ndryshme, qofshin ata ekonomike si kёrkimi pёr material skrapi apo fёmijёt, tё cilёt pёr arsye argёtimi dhe tё pandёrgjegjshёm pёr rrezikun qё u kanoset aksesojnё zonёn e Ish-Uzinёs.

- Kontaminimi i tokave bujqёsore dhe pamundёsia pёr tё zhvilluar me tej aktivitete ekonomike bujqёsore.

- Dёmtimi i biodiversitetit si pasojё e mbetjeve kimike qё akoma sot gjёnden tё depozituara nё kёtё territor, rrjedhimisht zhdukja e disa gjallesave dhe bimёve duke rrezikuar zhvillimin normal tё florёs dhe faunёs vendase.

Të ndjeshëm ndaj kёtij rrezikut madhor që u kanoset njerёzve, natyrёs dhe shёndetit, nisur dhe nga ngjarje tё sё shkuarёs si humbja e jetёs sё dy tё rinjve nga shёmbja e njё masivi tullash nё rrёnojat e Uzinёs, u drejtohemi institucioneve pёrgjegjёse nё menyrё qё tё parandalojmё aksidente apo pasoja tё mёtejshme nё shёndetin e qytetarёve Kurbinas.

#Reagopervete

Kёrkojmё nga Institucionet pёrgjegjёse:

1.     Hartimin e njё plani tё detajuar pёr demontimin e kёtij objekti.

2.     Amballazhimin dhe zhvdendosjen nё njё vend tё sigurtё tё mbetjeve tё rrezikshme kimike.

3.     Hartimin dhe zbatimin e njё projekti rehabilitues pёr Ish-Uzinёn,

4.     Dhe sё fundmi, pёrfshirjen e ish Inxhiniereve tё cilёt janё tё vetdijshёm dhe tё informuar mbi mekanizmin e funksionimit tё Ish Uzinёs.

Bazuar nё ligjin;

-        Nr. 10463 i dt. 22.09.2011 “Ligji pёr menaxhimin e integruar tё mbetjeve” - Ky ligj ka për qëllim të mbrojë mjedisin e shëndetin e njeriut dhe të sigurojë menaxhimin e duhur mjedisor të mbetjeve.

-        Nr.139/2015 “Ligji per vetёqeverisjen vendore” - Ky ligj rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre e të organeve përkatëse.

avatar of the starter
Organizata SebastiaPetition Starter

The Decision Makers

ministria e infrastruktures dhe energjise
ministria e infrastruktures dhe energjise

Petition Updates