Anulimi i testit te arritshmerise per klaset e nënta.

The Issue
Ne, nxënësit e klasës së nëntë kërkojmë anulimin e testit të arritshmërisë për arsye që:
Pasi më shumë se gjysma e vitit shkollor ishte zhvilluar online. Ky mësim nuk ka qenë cilësor ashtu siç do të ishte në bankat e shkollës. Jo të gjithë nxënësit kanë pasur mundësine e pjesëmarrjes në mësimin online. Mësimi nuk kuptohet dhe nuk shpjegohet njësoj si ne klasë. Shumë lëndë janë zhvilluar permes platformave që ka raste kur edhe nuk kanë punuar fare pra nuk është shpjeguar asgjë, vetëm janë dhënë temat mesimore. Gjithashtu edhe në lëndët që janë zhvilluar në zoom ka pasur shkëputje të mëdha për shkak të mungesës se një interneti cilësor.
Ne jemi gjenerata e parë me kurrikulë të re, që fatkeqësisht po zhvillohet pa material të duhur shkollor. Për shumicën e mësimeve është dashur të marrim ndonjë material nga interneti apo edhe nga librat e gjeneratave tjera. Siç mund ta shihni, kjo e bën të vështirë për ne nxënësit të përgatitemi për testin e arritshmërisë dhe gjithashtu vlen të përmendet se kemi kohë të limituar për shkak të njoftimit të vonshëm nga ministria.
Pandemia ka pasur shumë ndikime negative tek nxënësit në shëndetin psiqik në mbarë botën. Po të mbahet testi do të jete një ngarkesë e madhe psikologjike për ne nxënësit sepse e dimë që nuk do të jemi në gjendje të japim atë rezultat që do të jepnim sikur mësimi të ishte zhvilluar ne klasë. Pandemia na detyroi të largohemi nga bankat shkollore për një kohë mjaft të gjatë, 2 vite shkollore, na detyroi edhe të zhvillojmëmësimin online i cili siç e dimë ne nxënësit, edhe mësimdhënësit e punonjësit e arsimit, që nuk ishte efektiv. Le të mos harrojmë që nxënësit janë më të rrezikuar nga virusi dhe se mund ta rrezikojë shëndetin e nxënësit.
Ky test është i supozuar të mbahet në dobi të neve nxënësve, e ne që jemi shumë të sigurt se ky testim nuk do ketë rezultat real, bëjmë kërkesë për anulimin e tij. Sepse kjo nuk është një punë që kryhet njëherë dhe harrohet, por ky test është ai i cili do të ndikojë në të ardhmen tonë, në karrierën tonë.

Petition Closed
Share this petition
Petition Updates
Share this petition
Petition created on April 19, 2021