Thirrje për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

The Issue
[Fillimisht, këtë thirrje e ka nëshkruar dhe ua ka dorëzuar institucioneve të Republikës së Kosovës një grup prej 25 profesionistësh jopartiakë. Në përgjigje ndaj bashkëqytetarëve që kanë shprehur interesimin për t'iu bashkëngjitur thirrjes, ne po e hapim thirrjen për nënshkrim të publikut përmes këtij sajti.]
Presidentit të Republikës së Kosovës
Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Kryeministrit të Republikës së Kosovës
Ministrit të FSK-së
Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës
25 janar 2017
Ne të poshtëshënuarit,
1. Të shqetësuar për zhvillimet rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe duke marrë parasysh ekspozimin e territorit të Republikës së Kosovës ndaj kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Serbia
2. Të vetëdijshëm për:
- pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe rrezikun e ndarjes së vendit
- rrezikun e përfshirjes së të gjithë rajonit në një konflikt të ri me shkallë të gjerë
- zhvillimet politike e gjeostrategjike në rajon dhe në botë
- mungesën e mekanizmave efikas mbrojtës të Republikës së Kosovës
- prezencën e NATO-s në Kosovë dhe nevojën e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në të
3. Duke u thirrur në:
- parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare për paqe e siguri
- Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe
- të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetmbrojtje në rast të agresionit të jashtëm
bëjmë
THIRRJE
për krijimin e menjëhershëm të Ushtrisë së Kosovës me qëllim që kjo ushtri t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial e sovranitetit të vendit.
Me Ushtrinë e Kosovës duhet të krijohet infrastruktura e kompletuar mbrojtëse përfshirë komponentët për mbrojtje tokësore, ajrore dhe kibernetike.
Kjo infrastrukturë mbrojtëse duhet të shtrihet në tërë territorin e Kosovës bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Pavarësisht mundësive të kufizuara financiare të Kosovës dhe nevojave të shumta në sferën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. siguria kombëtare nuk ka çmim. Ajo është parakusht për zhvillim. Përvojat tona të vazhdueshme si popull kanë dëshmuar se në mungesë të strukturave efektive mbrojtëse, popullata civile e vendit dhe interesi i Kosovës janë dëmtuar në vazhdimësi. Ne nuk guxojmë të lejojmë të na përsëritet historia.
Kjo thirrje është nënshkruar në mënyrë elektronike nga (sipas alfabetit):
(Emri e Mbiemri – Profesioni – Vendi)
- Abit Hoxha – Studiues i mediave dhe sigurisë – Gjermani
- Agim Musliu – Njohës i sigurisë – Kosovë
- Agim Morina – Gjuhëtar – Britani e Madhe
- Agon Maliqi – Politolog – Kosovë
- Anton Ahmetaj – Ekonomist – Norvegji
- Arben Hajrullahu – Politolog – Kosovë
- Arbër Ahmeti – Studiues i sigurisë – Austri
- Armend Bekaj – Politolog – Suedi
- Avni Zogiani – Hulumtues – Kosovë
- Bekim Baliqi – Politolog – Kosovë
- Besnik Pula – Sociolog – SHBA
- Dardan Velija – Konsulent i politikave publike – Kosovë
- Donik Sallova – Politolog – Kosovë
- Gani Ahmetaj – Afarist – SHBA
- Ganimete Asllani – Juriste – Britani e Madhe
- Getoar Mjeku – Avokat – SHBA/Kosovë
- Jeta Rudi – Ekonomiste – SHBA
- Kujtim Dobruna – Ekonomist – Austri/Zvicër
- Lumir Abdixhiku – Ekonomist – Kosovë
- Pal Shtufi – Afarist – Zvicër
- Petrit Zogaj – Politolog – Kosovë
- Pëllumb Kelmendi – Politolog – SHBA
- Shkëlzen Gashi – Studiues – Kosovë
- Uk Lushi – Ekonomist – SHBA
- Valmir Ismaili – Politolog – Kosovë

Petition Closed
Share this petition
The Decision Makers
Petition Updates
Share this petition
Petition created on January 26, 2017