DEPUTETË, NA KTHENI KUSHTETUTËN!

DEPUTETË, NA KTHENI KUSHTETUTËN!

Started
June 11, 2022
Petition to
Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Signatures: 1,883Next Goal: 2,500
Support now

Why this petition matters

Started by Kastriot Çipi

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, fillon me togfjalëshin “Ne, Populli…” (Preambula)

Ne, Populli, kemi vendosur me referendum Kushtetutën e vitit 1998.

Ne vendosëm që sovraniteti i Shqipërisë na përket Neve, Popullit dhe Ne, Populli e ushtrojmë sovranitetin tonë nëpërmjet jush, përfaqësuesve tanë, ose drejtpërsëdrejti. (Neni 2)

Por Ne, Populli kemi miratuar edhe Nenin 177 të Kushtetutës, i cili praktikisht na zhvesh nga e drejta e sanksionuar në Nenin 2. Neni 177 sanksionon se vetëm ju, përfaqësuesit tanë keni të drejtë të ndryshoni Kushtetutën. Ne, Populli kemi të drejtë vetëm të konfirmojmë ose jo vullnetin tuaj dhe vetëm nëse ju vendosni të na e jepni këtë të drejtë.

Në këta 23 vjet, që kanë kaluar nga miratimi i Kushtetutës me referendum, nga Ne, Populli, Kushtetuta është ndryshuar shtatë herë (në vitet 2007, 2008, 2012, 2015, 2016, 2020 dhe 2022) nga ju, përfaqësuesit tanë, pa marrë mundimin as të na kërkoni mendim.

Në këta 23 vjet, asnjë kërkesë për referendum nga Ne, Populli nuk është pranuar nga ju, përfaqësuesit tanë.

Atëherë, a jemi Ne, Populli sovrani? A e ushtrojmë ne sovranitetin tonë në këtë vend? Drejtpërsëdrejti sigurisht jo, por provat tregojnë se Ne, Populli nuk e ushtrojmë sovranitetin tonë as përmes jush, përfaqësuesve tanë. Provat gjithashtu tregojnë se edhe ju, përfaqësuesit tanë, keni tendencën t’ua delegoni të drejtat e tona kryeministrit dhe kryetarit të partisë respektive dhe këta të fundit kanë tendencën t’ua delegojnë të drejtat e tyre organizmave ndërkombëtare të pavotuara.

Kushtetuta që kemi sot në fuqi, nuk është Kushtetuta për të cilën Ne, Populli, kemi votuar me referendum në vitin 1998. Shqipëria e sotme nuk është Shqipëria për të cilën Ne, Populli, aspironim në vitin 1998 dhe për të cilën ju mandatuam, përmes atij referendumi.

Ne, Populli ju dhamë pushtet të pakufizuar dhe ju, përfaqësuesit tanë e shpërdoruat këtë pushtet në mënyrë të pakufizuar.

Për sa më lart, Ne, Populli, kërkojmë që ju, përfaqësuesit tanë, të ndryshoni Nenin 177 të Kushtetutës, për të na rikthyer Ne, Popullit, të drejtën ekskluzive, për ta ndryshuar këtej e tutje Kushtetutën VETËM PËRMES REFERENDUMIT.

Deputetët që refuzojnë të dëgjojnë zërin e zgjedhësve të qarkut të tyre, nuk duhet të shpresojnë të marrin votën e firmëtarëve të këtij peticioni.

Support now
Signatures: 1,883Next Goal: 2,500
Support now