Victory

Propozim për Hapjen e Xhamive për Besimtarët

This petition made change with 5,282 supporters!


Me Emrin e Allahut, Mëshirëplotit, Mëshiruesit

Kërkesë për hapjen e dyerve të xhamive për besimtarët myslimanë

BIK, tani është radha juaj!
 

Pas njoftimit tuaj të datës  14 mars 2020 për pezullimin e aktiviteteve me natyrë tubuese në xhamitë e të gjithë Kosovës dhe mbylljen e tyre për adhurime kolektive si pasojë e Covid-19, situata epidemiologjike në vend ka ndryshuar gradualisht. Masat shtrënguese të vendosura nga qeveria për aktivitetet ekonomike, shoqërore dhe kulturore kanë filluar të bien për shumicën prej tyre. Gjatë dy javëve të ardhshme qeveria parashikon hapjen e pothuajse të gjitha aktiviteteve ekonomike e shoqërore, përfshirë edhe ato që deri para pak ditësh konsideroheshin me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e virusit, për shkak të kontaktit fizik dhe grumbullimit të njerëzve, si: berberët, parukieret, dentistët, bar-kafetë dhe restorantet.

Kjo do të thotë se ekspertët e Institucioneve Shëndetësore në vend janë shprehur për mundësinë e kryerjes së këtyre aktiviteteve ekonomike duke respektuar protokollet e nevojshme, e për rrjedhojë e njëjta masë vlerësimi vlen edhe për aktivitetin e kryerjes së faljeve kolektive në xhami, pasi ky aktivitet nuk ka asnjë ndryshim nga aktivitetet e lejuara, madje mund të ofrojë më shumë garanci për respektimin e protokolleve të ruajtjes dhe distancimit fizik.

Në Gjermani, ku ashtu si në Shqipëri, evoluimi që po pëson dita-ditës situata e pandemisë ka shtyrë autoritetet që të lirojnë pjesën dërrmuese të masave kufizuese, një shoqatë myslimane e landit të Saksonisë së Ulët i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të rrëzojë vendimin e autoriteteve për të ndaluar çdo veprimtari fetare. Gjykata vendosi në favor të kërkesë së shoqatës për shkak të shkeljes serioze të lirisë së besimit të shkaktuar nga ndalimi.

Ndërkohë që bashkësitë fetare në vendin më të madh të Europës kanë detyruar qeverinë federale të ulet në bisedime për të përcaktuar rregullat për hapjen e objekteve të kultit, është e papranueshme që , i cili i ka mbyllur me vendimin e tij të pavarur xhamitë në të gjithë vendin, të mos i hapë dyert e tyre.

Në të njëjtën fashë orare në të cilën njerëzit janë lejuar të dalin lirshëm për punë, shëtitje, ajrosje, ecje, etj, të gjitha të konsideruara të domosdoshme për shëndetin fiziko-shpirtëror të individit, dhe të pranueshme si të sigurta në kushtet aktuale të gjendjes së pandemisë, është plotësisht e mundshme, madje e vonuar, një hapje graduale e xhamive, përgjatë të njëjtës fashë orare të daljes, duke vendosur rregulla strikte të distancimit fizik për faljet në grup.

Mosçelja e dyerve të Shtëpive të Zotit në tokë, po shoqërohet gjithashtu edhe me mungesën totale të një prononcimi nga drejtuesit e BIK, se kur mendohet se do të hapen xhamitë në vend, nëse ka një studim hap pas hapi të situatës dhe ajo që është më e rëndësishmja:

- bazuar në cilin opinion, të detajuar dhe të zgjeruar, të cilëve ekspertë, që pasi kanë studiuar dhe njohin më së miri veprimtarinë ditore të një besimtari në xhami, mundësinë për modifikimin e saj duke iu përshtatur kushteve që dikton situata aktuale e pandemisë, kanë vendosur gjithsesi se është e pamundur dhe me rrezik maksimal çelja e dyerve të xhamive?

 

Nevoja shpirtërore për të hyrë individualisht në shtëpitë e Zotit, për frekuentimin e xhamive, kryerjen e faljeve kolektive, është po aq e madhe sa nevoja fiziko-shpirtërore për ecje, ajrosje dhe meditim, si dhe nevoja fizike per punë dhe ushqim, prandaj me lehtësimin e masave shtrënguese për punë dhe aktivitete shoqërore nga qeveria, nuk ka dhe nuk gjejmë asnjë arsye përse të mos lehtësohen masat shtrënguese të vendosura nga kryesia e BIK edhe për hapjen e dyerve të xhamive si vend-ndaljeje, faljeje, lutjesh dhe vizite nga qytetarët e ndryshëm, si dhe për faljet në grup në xhami.

Besimtarit aktualisht i thuhet qëndro dhe lutu e falu në shtëpi, një akt që besimtarët e mirë të të gjitha besimeve e kanë praktikuar edhe gjatë diktaturës, dhe që sigurisht nuk ka nevojë për t’ia diktuar askush. Shfaqja publike e veprimtarive shpirtërore është vija ndarëse mes demokracive dhe diktaturave.

 

Frekuentimi i xhamive, është një e drejtë kushtetuese, njësoj si të drejtat e tjera, që aktualisht po u mohohet besimtarëve në këtë kohë të zbutjes së masave shtrënguese për shkak të pandemisë, pa asnjë bazë shkencore, pa asnjë përpjekje për të mbërritur në kompromise që garantojnë njëkohësisht, si ruajtjen e jetës dhe shëndetit, ashtu edhe angazhimin shpirtëror në xhami, e që ne besojmë se janë plotësisht të mundshme për t’u realizuar.

 

Secili mund të gëzojë të gjitha të drejtat dhe të gjitha liritë e shpallura në këtë Deklaratë, pa asnjë dallim, veçanërisht për nga raca, ngjyra, seksi, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo opinion tjetër ose çdo situatë tjetër”.

Në të njëjtat kushte të pandemisë në vend, dhe në kushte shumë më të favorshme të sigurisë si nga pikëpamja e shkurtër kohore e një faljeje, ashtu edhe nga mundësitë e panumërta që mund të zhvillohet kjo falje në xhami, çdo trajtim i disfavorshëm dhe i ndryshëm i besimtarëve, çdo ndalesë e tyre, do të duhet të konsiderohet diskriminuese bazuar në aktet më të rëndësishme ligjore mbi të cilat është bazuar legjislacioni në vend, si edhe veprimtaria e komuniteteve fetare si persona juridikë.

Deklarata Amerikane e Pavarësisë do të citonte se:

“Të gjithë njerëzit janë të barabartë; të gjithë janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme në mesin e të cilave janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Për të siguruar këto të drejta, janë themeluar qeveritë, nga pushteti ligjor i të cilave rrjedh pajtimi i të qeverisurve.”

Çdo cënim apo vazhdim i cënimit të së drejtës së mësipërme, të hyrjes në xhami, të faljes aty, në respekt të çdo protokolli të miratuar tashmë për çdo aktivitet që ka shkuar drejt hapjes, është në kundërshtim me çdo vlerë me të cilën mburremi rëndom, por që po cënohet përditë, atë të frymës së tolerancës, bashkëpunimit dhe bashkëjetësës në vend.

Kujtojmë se xhamitë i mbajtën dyert hapur gjatë ditëve të vështira të tërmetit, më shumë se për strehim, për lutje e shpresë. Sot dhe nesër nuk duhet të jetë ndryshe, paqja shpirtërore, plotësia dhe mundësia që i ofrohen besimtarit në xhami, aktualisht nuk mund të ndalohen.

Në këto kushte, i kërkojmë edhe një herë drejtuesve dhe personave përgjegjës në BIK, çdo imami xhamie dhe hoxhallarëve në tërësi, që të angazhohen maksimalisht për t’i dhënë zgjidhje dhe drejtim kësaj situate, që tashmë është e paarsyetueshme dhe e pajustifikueshme.

Kërkojmë prej tyre, thjeshtësisht mbajtjen e përgjegjësive institucionale që kanë marrë përsipër në menaxhimin e xhamive dhe të jetës brenda tyre, si dhe të mbajnë amanetin që natyrshëm u buron nga pozicioni, karshi Zotit tonë.

Personat e sipërcituar, duhet të ndërmarrin kryerjen e çdo veprimi të nevojshëm, për të përcaktuar modalitetet, mënyrat se si do të operohet, për të dhënë udhëzimet përkatëse për drejtuesit e xhamive, deri në realizimin dhe plotësimin e kësaj të drejte të ligjshme dhe jetike.

Çdo punë sa grimca peshon, dhe si besimtarë të gjithë do të pyetemi dhe do të merremi në llogari, vetëm për përpjekjen, në përputhje me pozicionin, mundësinë dhe angazhimin personal.

Sot, nesër dhe gjithmonë jemi në sytë e të Madhit Zot, i cili shprehimisht thotë në Kur’an: “Dhe Zoti Yt, nuk harron!”

Shkëlqim Hajdaraj 

Liridon Kurti

Valmir Shaqiri



Today: Shkëlqim is counting on you

Shkëlqim Hajdaraj needs your help with “Bashkësia Islame e Kosovës: Religious objects”. Join Shkëlqim and 5,281 supporters today.