Petition updateThirrje: Anuloni Goran Bregović nga Koncerti në “Korça Beer Fest”

Bregoviç “Nëse nuk çmendeni, ju nuk jeni normal,” Korçë

Albana R. UlajNew York, NY, United States
Aug 22, 2021

Nuk mbështesim dhunën, ky peticion ka qenë demokratik, bazuar në konventa ndërkombëtare për lirinë e shprehjes)

Të dashur nënshkrues, faleminderit që e mbështetët këtë peticion. Peticionin e kanë nënshkruar shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe diaspora. Falemnderojmë nënshkruesit Kroat, Boshnjak dhe ndërkombëtar. (Falemnderim i veçantë: Birra Peja që e bojkotoj këtë festival, të gjiithë artistëve që anuluan pjesëmarrjen, gazetarëve, analistëve, të gjithë atyre që ngritën zërin përmes rrjeteve sociale, Associacionin e Organizatave të Familjeve të të Zhdukurve.)

Me firmosjen e emrit të juaj, ju si individ e ngritët zërin për të shfaqur indinjatë ndaj pjesëmarrjes së GB në “Korça Beer Fest.”

Ju e ngritët zërin për t’i thënë JO “Kallashnikovit,” që ende kumbon në kujtesën e shqiptarëve të Kosovës si një këngë euforike, nën tingujt e së cilës gjetën inspirim ata që na vranë, dhunuan, masakruan, na lanë varret hapur, e na lanë nanat me fotografi në duar duke kërkuar drejtësi nëpër dyer të institucioneve.

Ju ngritët zërin për t’i thënë JO atij që Shenjëtores Gonxhe Bojaxhiu (Nënës Terezë) i’u referua si “cigane”, mbajti koncert në Greqi kundër forcave të NATOs më 1999, lartësoj mbretërinë Ruse në Sevastopolin e Krimesë (Ukrainë) pas okupimit agresiv nga Rusia, nuk shfaqi kundërshti ndaj gjenocidit gjatë luftërave në Ballkan, ka lidhje me njerëz kontarvers, ndërsa aeroplan të shtetit serb janë emëruar me emrin e tij.

Ju ngritët zërin për t’i thënë JO një njeriu, i cili aq sa është artist, ka qenë e mbetet edhe figurë politike.

Ky peticion me emrat tanë dhe komentet i’u dërgua:

Alpina Qirjazit - Zyra e Kryeministrisë së Shqipërisë
Partisë Socialiste të Shqipërisë
Bashkisë së Korçës, (Sotiraq Filo kryetar)
Endri Fuga - Drejtor i Komunikimit të Qeverisë së Shqipërisë
Elva Margaritit - Ministre e Kulturës brenda Qeverisë së Shqipërisë

NUK kemi pranuar asnjë përgjigje nga asnjëra palë, dhe as konfirmim që e kanë marrë këtë peticion. Të paktën një konfirmim se e kanë marrë peticionin do të kishte qenë hap demokratik, dhe gjest njerëzor.

Me këtë injorim - por MBI TË GJITHA, me politikën që po ndjek Shqipëria karshi  Kosovës - po i bëhet dëm kombit e identitetit tonë. Kjo duhet të jetë shqetësuese për secilin shqiptarë. Gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta sa duken, pasi prapa secilit akt fshihet një mesazh që ka një domethënje më të thellë. Në këtë rast, me një hap ku ata ishin të gatshëm të lënë anash të gjithë ata zëra që bënë thirje kundër, me një hap ku braktisja e festivalit nga secili artist shqiptarë nga Kosova as që u la përshtypje, ata dëshmuan se ku e kan drejtimin. Atyre nuk u la përshtypje që festivali do të bojkotohej nga mijëra turistë shqiptar nga Kosova. Atyre nuk u la përshtypje as bojkotimi i festivalit nga kompani nga Kosova.

Ardhja e Bregoviç në Korçë nuk ishte vetëm “kulturë” dhe “art,” ardhja e tij ishte shumë më e thellë se kaq. Ishte provokim i porositur, akt përçarës në kohë dhe moment të kurdisur. Nuk mund të jenë gabim të gjithë ata artistë, analist, shkrimtar, gazetarë, familjarë të të zhdukurve, e mijëra njerëz të thjeshtë që e kundërshtuan këtë. E të gjithë ata që mendojnë ndryshe janë ose: idiot, naiv, të padijshëm, injorant, sipërfaqësorë, profiter, e besa ka edhe të shitur që marrin paga e financohen për qëndrime të llojllojshme!

Për ju i kam disa pyetje: a mund të paramendoni tupanin, qiftelinë, fyellin, lahutën, veshjet kombëtare, plisin dhe muzikën shqipe duke jehuar në ndonjë vend të Serbisë sot? A mund të paramendoni Beogradin teksa i jep çelsin e qytetit një artisti shqiptar sot? A mund të paramendoni Dua Lipën apo Rita Orën, dy nga artistet me famë botërore duke mbajtur koncert në Serbi sot? Më lejoni të u’a ndriçoj pak mendjen e mjegulluar. Kurrë për jetë Jo. Jo që Ora dhe Lipa nuk ftohen të mbajnë koncert atje, por ato as që dëgjohen në bare, radio, TV, diskoteka, vetëm e vetëm pse kanë prejardhje shqiptare. Mos harroni se ato as që këndojnë në gjuhën shqipe, ato këndojnë në gjuhën angleze. Tash u bëj pyetje tjera, a mund të paramendoni një vend në Serbi teksa lejon me dhjetra artist serb të anulojnë pjesëmarrjen në ndonjë festival, vetëm për të akomoduar një grup shqiptar? A mund të paramendoni që një bashki serbe të lejojë bojkotin e festivalit nga mijëra serb, vetëm që të lejoj një grup shqiptarë të këndoj në emër të artit? A mund t’i paramendoni serbët duke vallëzuar me tinguj shqiptar sot? Kurrë në jetë Jo dhe Jo. Dhe në fund, a u vijnë parasysh çunat e kombëtares para ca vitesh tek iknin për të shpëtu jetët e tyre në Beograd gjatë lojës së futbollit? A u vijnë parasysh nanat e atyre çunave atë natë, teksa të tmerruara shikonin fëmijët e tyre duke u munduar të mbrohen nga shishe, kanaqe, drunj, shufra metali, karrige dhe mjete tjera që hudheshin në drejtim të tyre? A ju kujtohen ato skena a?

Mos harroni se nuk ecet përpara duke e nënçmuar e mohuar tëndin, e duke e ngritë tjetrin. Kjo është tradhti e pastër!

Të dashur nënshkrues të këtij peticioni, përkundër të gjitha pikave të lartëpërmendura, ne nuk duhet kurrë të harrojmë se kufijtë na ndajnë me letra, ndërsa politikanët e profiterët e shitur janë të përkohshëm. Nuk duhet të harrojmë se identiteti dhe kombi janë mbi të gjitha. Ato janë ndjenja shpirtërore që rrënjët i kanë të thella në elementet bazike të identitetit kombëtar, dhe si të tilla, nuk mund të mohohen e të zhduken.

Ne kemi të përbashkët: Ilirët, identitetin, kombin, flamurin, himnin, kanunin, besën, idealin, heronjët e kombit, fiset, alfabetin, gjuhën, emrat, kulturën, traditën, ushqimin, sofrën, odat me oxhaqe, plisin, legjendën, ninullën, lirikën, kangën, humorin, artin, arkitekturën, veshjet kombëtare, instrumentet kombëtare, poezinë, idhujt e të gjitha sferave si; letërsi, art, sport e më gjërë, e mbi të gjitha, ne e kemi të përbashkët të kaluarën dhe historinë. Të gjitha këto na bëjnë ajo që jemi - Shqiptarë. Gjithandej Ballkanit (por edhe më gjërë) janë gjurmët tona si popull i vuajtur ndër shekuj. Qëndrojmë stoikisht përballë çdo stuhie, sepse e kemi në ADN mbijetesën. Gjithandej Ballkanit jemi të ndarë, por sytë i kemi kah Shqipnia. Mbetëm jashtë saj nga padrejtësitë e kohës dhe armiqve, por gjithmonë na lidhin këto elemente që nuk mund të zhduken, sepse janë thelbi i identitetit dhe kombit. Mund të zhdukën vetëm nëse ne lejojmë, apo nëse shlyhet komplet memorja jonë si komb, ndryshe nuk është e mundur. Këtë e thotë edhe shkenca mbi kombet e identitetet kombëtare.

Ka shumë për t’u thanë, por po e përfundojmë me një BESË.

Besën që nuk ja kthejmë shpinën Shqipnisë, pa marrë parasysh politikat që ndiqen e “artistat” që përçajnë. Besën që do të vazhdojmë të vijmë në kohëra të mira. Besën që do të vazhdojmë të vijmë në kohëra të vështira, atëherë kur të dridhet toka, e atëherë kur të digjet toka, duke fikur zjarre e duke shpëtuar jetë nga gërmadhat. Besën Shqipni, se mbi të gjitha, të kena nanë! E ju politikanë, mos harroni se shkoni e vini. Ajo që mbetet nga ju do të jetë vetëm në libra ku do të ju gjykoj historia. Por çfarë mbetet  është fakti që JEMI NJË. Jemi një komb, kemi një identitet, kemi një gjuhë, një flamur, dhe një alfabet. Asgjë këtë nuk mund t’a zbeh, as pazarllëqet, as politikat, as Vuçiqat, as marrëveshjet, e as Bregoviçat. Populli me këtë identitet që mbijetoj ndër shekuj nuk mund të bëhet pre e disa njerëzve të përkohshëm në pushtet.

(Edhe pse nuk u anulua, e deklarojmë të suksesshëm këtë peticion. Pse? Sepse zëri i artistëve, analistëve, gazetarëve, familjeve të të zhdukurve, zëri i mijëra njerëzve të thjeshtë në këtë peticion, por edhe gjithandej në rrjetet sociale, dhe numri i vogël i pjesëmarrjes në koncert, janë zëri i moralit, i drejtë dhe më i fortë se vendimet e disave - që me sjelljet e tyre gjasat janë do të perfundojnë në koshin e plehërave të historisë! Ndërsa edhe mysafiri i juaj i dashur u’a palosi me një mesazh mjaft domethënës. Para se të fillonte koncerti gazetarja e pyeti për nje mesazh, dhe ai tha “Nëse nuk çmendeni, ju nuk jeni normal.”)

Koincidencë kjo fjalë aq e shkurtë, ai e pati për muzikën, por goxha shumë i përshtatet gjithë kësaj rrëmuje që e krijuat pa nevojë - e sidomos pjesa e dytë “ju nuk jeni normal!”

Fleminderit,

Albana R.Ulaj

Ish gazetare

Studiuese e identiteteve, kombit, identitetit kombëtar, shtetformimit.

San Francisco State University, SHBA (Bachelor), Aarhus University, Danimarkë; Hamburg University, Gjermani; Amsterdam University, Holandë (Master)

Copy link
WhatsApp
Facebook
Nextdoor
Email
X