Thirrje: Anuloni Goran Bregović nga Koncerti në “Korça Beer Fest”

This petition had 6,911 supporters

The Issue

Të nderuar mbështetës të këtij peticioni,

Përveç kangëve serbe që po jehojnë brigjeve të Shqipërisë nëpër disa bare e restorante, tash Bashkia e Korçës ka ftuar në koncert Goran Bregović, i cili ka ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën "Kallashnikov" në vitet e 90-ta, ku fjalët "Pucaj" (Qëllo); "Juris" (Sulmo); dhe "Boom Boom Boom" (simbolikë e zhurmës së bombave dhe artilerisë) janë tingujt që nxitën ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakra në Kosovë, por edhe më gjërë në Ballkanin e viteve të 90-ta.

Ne, nënshkruesit e këtij peticioni kërkojmë:

- Që në emër të viktimave të luftës në Kosovë; në emër të masakrave që u kryen mbi popullatën Shqiptare në Kosovë; në emër të atyre për të cilët ende nuk e dimë se ku janë; në emër të nanave Shqiptare që ende po kërkojnë drejtësi për të pa gjeturit; në emër të motrave të dhunuara Shqiptare; në emër të fëmijëve që mbetën jetim gjatë luftës; në emër të atyre që i dolën përpara pushtuesve dhe që dhanë jetën për të mbrojtur identitetin, gjuhën e kombin tonë ndaj një armiku të përbetuar.

- Lusim dhe Kërkojmë nga Qeveria e Shqipërisë (Kryeministri Edi Rama) dhe Bashkia e Korçës, (Kryetar Sotiraq Filo) që menjëherë të anulojnë ftesën për pjesëmarrje në koncert, të njeriut me këngën e të cilit u frymëzuan ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakrat më makabre në Kosovë, dhe jo vetëm.

Arsyeja se "Kjo nuk është çështje politike" nuk argumentohet dhe mbështetet, as me aspektin moral, logjik, njerëzor, e human. Artisti (pa marrë parasysh vlerave artistike) mund të bojkotohet kur ka histori të nxitjes së urrejtjes, dhe haptazi shkel edhe ligjet ndërkombëtare.

Vlen të theksohet se:

Përkundër sanksioneve ndërkombëtare e perendimore të vëna kundër Rusisë për çështjen e Krimeas në Ukrainë, Bregoviç në Mars të vitit 2015 mbajti koncert në Sevastopol të Krimes (territor i Ukrainës i uzurpuar në atë kohë me dhunë nga Rusia.) Në atë koncert ai kishte deklaruar: “Shpresoj se perendimi do të shërohet nga paranoia e Rusisisë, pasi shumë gjëra të mira vijnë nga lindja dhe Rusia.” 

Pas këtij koncerti, pjesëmarrja e tij në një festival paqësor të quajtur “Festivali i Jetës” që do të mbahej në Poloni u anulua. Organizatorët kishin thënë: “Me deklaratat e tij, Bregoviç dëshmoj se nuk pasqyron vizionin dhe qëllimin e festivalit tonë, që është paqësor dhe ani-luftë.”

Bregoviç asnjëherë nuk përdori influencën e tij që si artist t’i thërras humanizmit, e të bëj apel kundër gjenocidit ndaj shqiptarëve, por as ndaj boshnjakëve në Bosne, vendlindjen e tij. Ai i’u referua Nënës Terezë si “cigane” dhe mbajti koncert në Greqi më 1999 kundër forcave të NATO-s që ndihmonin popullin e Kosovës gjatë luftës së regjimit Millosheviqian.

Faleminderit për përkrahjen e peticionit! 

——————————————————

The Decision Makers

Qeveria e Shqipërisë
Qeveria e Shqipërisë
Office of the Prime Minister, Edi Rama
Bashkia e Korçes
Bashkia e Korçes
Office of the Head of Korce Municipality, Sotiraq Filo

Petition Updates