Falemnderim dhe Kërkesë për shpërndarje të peticionit
Të nderuar mbështetës të peticionit,
Së pari, faleminderit që në mënyrë demokratike - duke u mbështetur në ligjet dhe konventat ndërkombëtare për liri të shprehjes dhe mendimit të lirë - ju ngritët zërin që përmes këtij peticioni, të kundërshtoni pjesemarrjen e Bregoviç në festivalin e Korçës.
Janë mbledhur mbi 6,500 nënshkrime, por duhet të paktën 10,000 nënshkrime që të rriten shansat për të marrë përgjigje nga autoritetet, dhe për të qenë i suksesshëm.
Prandaj ju lus që të shpërndani linkun e peticionit tek të gjithë të afërmit e juaj dhe shoqëria. Mund të ndani peticionin në rrjetet e juaja sociale, si Facebook, Instagram, Twitter, dërgoni me email dhe me Tekst Mesazh.
Nëse secili prej jush e bënë këtë, dhe nëse vetëm 1 person e nënshkuan (si rezultat i shpërndarjes së peticionit nga ju,) do të mblidhen mbi 13,000 nënshkrime.
Peticioni në formë PDF me emrat tonë do t’i dërgohet (përmes postës elektronike: email) Zyres së Kryeministrit Edi Rama, dhe Kryetarit të Bashkisë së Korçës Sotiraq Filos mëngjesin e 17 Gushtit 2021.
Ju lutem gjeni pak minuta nga koha e juaj dhe shpërndani sa më shumë të arrijmë mbi 10,000 nënshkrime.
Faleminderit,
Albana R. Ulaj