Thirrje për Veprim: Masa Urgjente Kundër Helmimit të Kafshëve në Shqipëri

1 696

Signataires récents:
Frédéric et 19 autres ont signé récemment.

Le problème

ENGLISH BELOW

--

Drejtuar:


Ministrisë së Pushtetit Vendor

Ministrisë së Drejtësisë

Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrisë së Brendshme dhe

61 bashkive të vendit


Të nderuar,

Animals Need Me dëshiron të shprehë shqetësimin e saj të thellë lidhur me helmimet e vazhdueshme dhe sistematike të kafshëve endacake dhe atyre me pronar në të gjithë Shqipërinë.

Prej disa vitesh radhazi, qindra qen dhe mace raportohen se helmohen çdo vit në territorin e vendit. Këto incidente ndodhin shpesh gjatë natës dhe duket se intensifikohen përpara sezonit turistik, duke ngritur shqetësime serioze për veprime të koordinuara dhe përfshirje të mundshme të nivelit bashkiak.

Që nga viti 2023, Animals Need Me ka paraqitur disa kallëzime penale pranë autoriteteve kompetente lidhur me këto raste. Megjithatë, me keqardhje konstatojmë se deri më sot shumica e këtyre çështjeve janë pushuar, pa hetime efektive dhe pa vendosje përgjegjësie. Kjo mungesë e vazhdueshme e zbatimit të ligjit minon besimin e publikut në shtetin ligjor dhe ngre shqetësime serioze mbi zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e kafshëve.

Raportimet nga qytetarë, turistë, vullnetarë dhe organizata lokale përshkruajnë modele të përsëritura helmimi, përfshirë përdorimin e substancave toksike në hapësira publike, duke shkaktuar vuajtje të zgjatura dhe vdekje të kafshëve, si dhe duke përbërë një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin publik, veçanërisht për fëmijët dhe grupet e tjera të cenueshme.

Rëndësia dhe përsëritja e këtyre incidenteve tregojnë se reagimet e izoluara nuk janë të mjaftueshme dhe se nevojitet urgjentisht një strategji e koordinuar në nivel kombëtar.

Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që:

1. Të adoptojnë politika etike dhe të qëndrueshme për kafshët endacake
Të nxisin të gjitha 61 bashkitë që të miratojnë dhe zbatojnë politika humane dhe të bazuara në shkencë për menaxhimin e kafshëve;
Të zgjerojnë programet e sterilizimit, vaksinimit dhe identifikimit si masa kryesore për kontrollin e popullatës;
Të ndalojnë dhe të ndëshkojnë rreptësisht përdorimin e helmimit ose metodave çnjerëzore.

2. Të forcojnë zbatimin e ligjit dhe veprimin gjyqësor
Të sigurojnë që të gjitha rastet e raportuara të helmimit të hetohen në mënyrë të shpejtë, të plotë dhe të pavarur;
Të rihapin çështjet e pushuara ku provat mund të mos jenë vlerësuar plotësisht;
Të garantojnë ndjekje penale efektive dhe ndëshkimin e autorëve në përputhje me ligjin.

3. Të rrisin përgjegjshmërinë institucionale
Të hetojnë çdo pretendim të besueshëm për përfshirje ose neglizhencë të autoriteteve bashkiake;
Të krijojnë mekanizma të qartë mbikëqyrjeje për monitorimin e praktikave të bashkive në lidhje me menaxhimin e kafshëve endacake;
Të garantojnë transparencë në trajtimin dhe raportimin e këtyre rasteve.

4. Të përmirësojnë koordinimin ndërinstitucional
Të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Ministrisë së Drejtësisë për të siguruar zbatim të njëtrajtshëm të ligjit;
Të hartojnë udhëzime kombëtare në përputhje me standardet evropiane për mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin publik.

5. Të mbrojnë shëndetin dhe sigurinë publike
Të njohin helmimin jo vetëm si akt mizorie ndaj kafshëve, por edhe si një çështje serioze e sigurisë dhe mjedisit;
Të ndërmarrin masa parandaluese dhe fushata ndërgjegjësimi për të dekurajuar këtë praktikë të paligjshme.

Helmimi sistematik i kafshëve nuk është vetëm një akt mizorie, por edhe një pasqyrë e sfidave më të gjera në qeverisje, përfshirë përgjegjshmërinë, transparencën dhe respektin për ligjin.

Ndërsa Shqipëria vijon rrugën drejt integrimit evropian, zbatimi efektiv i legjislacionit për mirëqenien e kafshëve përbën një mundësi të rëndësishme për të dëshmuar përputhjen me vlerat dhe standardet evropiane.

Animals Need Me mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar me institucionet, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë për të promovuar zgjidhje humane, të qëndrueshme dhe ligjore për menaxhimin e kafshëve.

Ne i bëjmë thirrje autoriteteve kompetente që ta trajtojnë këtë çështje me seriozitetin që meriton dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe vendimtare. 

Ne presim të informohemi mbi masat që do të ndërmerren në përgjigje të këtyre shqetësimeve.

Me respekt,
Animals Need Me

Firmosni peticionin!

--

Call to Action : Urgent Measures Against Animal Poisoning in Albania

To:
Ministry of  Local Government

Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministry of Justice

Ministry of Interior

61 municipalities in Albania


Dear Sir/Madam,

Animals Need Me wishes to express its profound concern regarding the ongoing and systematic poisoning of stray and owned animals across Albania.

For several consecutive years, hundreds of dogs and cats have reportedly been poisoned annually throughout the country. These incidents frequently occur during nighttime hours and appear to intensify ahead of the touristic season, raising serious concerns about coordinated actions and possible institutional involvement at the municipal level.

Since 2023, Animals Need Me has formally submitted multiple criminal complaints to the competent authorities concerning these incidents. However, we regret to note that, to date, most of these cases have been dismissed, with no effective investigations carried out and no accountability established. This persistent lack of enforcement undermines public trust in the rule of law and raises serious concerns regarding the implementation of existing animal protection legislation.

Reports collected from citizens, tourists, volunteers, and local organizations describe recurring patterns of poisoning, including the use of toxic substances in public areas, resulting not only in prolonged suffering and death of animals but also posing a significant risk to public health, particularly to children and other vulnerable groups.

The gravity and recurrence of these incidents suggest that isolated responses are insufficient and that a coordinated national strategy is urgently required.

We therefore respectfully urge the Albanian authorities to:
1. Promote Ethical and Sustainable Stray Animal Policies
Advocate for all 61 municipalities to adopt and implement humane, science-based stray animal management strategies;
Expand sterilization, vaccination, and identification programs as primary population control measures;
Prohibit and strictly sanction any use of poisoning or inhumane methods.


2. Strengthen Law Enforcement and Judicial Action
Ensure that all reported cases of animal poisoning are promptly, thoroughly, and independently investigated;
Reopen dismissed cases where evidence may not have been fully assessed;
Ensure effective prosecution and sanctioning of offenders in accordance with existing legislation.


3. Increase Institutional Accountability
Investigate all credible allegations regarding possible involvement or negligence of municipal authorities;
Establish clear oversight mechanisms to monitor municipal practices related to stray animal management;
Guarantee transparency in the handling and reporting of such incidents.

4. Enhance Inter-Ministerial Coordination
Encourage stronger collaboration between the Ministry of Agriculture and Rural Affairs and the Ministry of Justice to ensure consistent application of animal welfare laws;
Develop national guidelines aligned with European standards on animal welfare and public health.


5. Protect Public Health and Safety
Recognize poisoning practices as not only animal cruelty but also a serious environmental and public safety issue;
Implement preventive measures and public awareness campaigns to deter illegal poisoning.


The systematic poisoning of animals is not only an act of cruelty but a reflection of broader governance challenges, including accountability, transparency, and respect for the law.

As Albania continues its path toward European integration, the effective enforcement of animal welfare legislation represents an important opportunity to demonstrate alignment with European values and standards.

Animals Need Me remains committed to cooperating with institutions, civil society, and international partners to promote humane, sustainable, and lawful approaches to animal population management.

We respectfully call on the competent authorities to treat this issue with the seriousness it demands and to take immediate and decisive action.We look forward to receiving information regarding the measures undertaken in response to these concerns.

Yours sincerely,
 Animals Need Me

avatar of the starter
Animals Need Me , SHKODERLanceur de pétitionAnimals Need Me është një organizatë shumë e përkushtuar e cila filloi në vitin 2012, duke u fokusuar në ndihmën e qenve dhe maceve endacakë në qytetin e Shkodrës, Shqipëri.

Les décisionnaires

61 bashkive të vendit
61 bashkive të vendit
Ministri i Pushtetit Vendor
Ministri i Pushtetit Vendor
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
Ministrisë së Drejtësisë
Ministrisë së Drejtësisë

Mises à jour sur la pétition