Thirrje per BASHKIM #FrontiAntiestablishment
The Issue
Letër e Hapur Drejtuar Partive, Lëvizjeve dhe Intelektualëve Shqiptarë
Thirrje për Bashkim!
Të nderuar përfaqësues të partive të reja, lëvizje qytetare dhe intelektualë me ndikim,
Shqipëria ndodhet në një udhëkryq historik. Pas tre dekadash dështime nga politika e vjetër, zhgënjimi i qytetarëve shqiptarë është më i larti ndonjëherë. Mijëra bashkatdhetarë po largohen çdo vit duke e lënë vendin në një boshllëk ekonomik dhe shoqëror. Ata që mbeten, jetojnë mes varfërisë, padrejtësisë dhe shpresës së humbur. Në këto kushte, vendi ynë ka nevojë për një rrugë të re dhe një udhëheqje që nuk buron nga establishmenti i vjetër.
Për 35 vite, që nga rënia e komunizmit, Shqipërinë e kanë qeverisur 3 parti me 3 kryetarë autokratë që e kanë parë shtetin si plaçkë. Për 35 vite, ata premtuan demokraci e zhvillim dhe sollën një formë të re autokracie, emigracion masiv, krim e pabarazi shoqërore. Ata u provuan dhe u përshfaqën para këtij populli për 3 dekada. Në 2025, ata sërish do i kërkojnë votëbesimin këtij populli për ta vjedhur sërish atë. Ata do pretendojnë se po luftojnë me njëri tjetrin për popullin, por lufta e tyre është kundra popullit. Ajo bëhet për çelsat e thesarit të shtetit dhe mbrojtjen e vetes nga drejtësia. Ne nuk mund t’i lejojmë.
Populli këtë e di, por ka nevojë për një alternativë politike. Disa parti të reja kanë marrë përsipër detyrën e kohës tonë, t’i japin këtij vendi një përfaqësim të ri, një model të ri politikbërje. Mirëpo, në këto zgjedhje, populli ka nevojë për një front të përbashkët, jo për disa. 2025 është viti për t’i dhënë një mesazh të fortë politikës së vjetër. Por kjo s’mund të bëhet nëse jemi të ndarë. Arsyetime pas arsyetimesh për nevojën e ndarjes nuk mund ta na fashisin një të vërtetë të thjeshtë- domosdoshmërinë e bashkimit.
Ne, nënshkruesit e kësaj letre të hapur, ju drejtohemi me një thirrje të fuqishme: Bashkohuni në një front të përbashkët antiestablishment për t’i dhënë Shqipërisë mundësinë që meriton!
Cili është problemi me sistemin tone politik?
Sistemi ynë zgjedhor tejet pengues për parti të reja, polarizimi i skajshëm jo vetëm politik por edhe shoqëror, dominimi i banditëve apo militantëve të dhunshëm në terren, e bën suksesin e partive të reja nje iluzion utopik.
Cfarë kërkon koha? Cfare kërkojmë ne?
Shqipëria ka hapur negociatat për t'u anëtarësuar në BE. Njëkohësisht, Shqipëria duket se po përpiqet të dalë mbi batakun e korrupsionit, duke ndëshkuar disa figura politike të zhytura në korrupsion. Jo mjaftueshëm.
Këto përpjekje të drejtësisë nuk mjaftojnë jo vetëm si të tilla, por edhe sepse nuk korrespondojnë me një lëvizje të madhe shoqërore e cila të ndëshkojë jo vetëm të korruptuarit por edhe kulturën, mentalitetin e korrupsionit.
Në këto kushte bëhet detyruese që partitë e reja të krijojnë një front të përbashket zgjedhor apo organizativ, secila me idetë dhe qëndrimet e veta specifike, të gjitha bashkë në aleancë për ndryshimin e madh që të gjithë kërkojmë.
Humbja e shansit në zgjedhjet e 2025-ës do ishte fatale jo vetëm për ju si parti të reja, por për aspiratën popullit shqiptar për të shkallmuar dinozaurët e politikës.
Ne kërkojmë nga ju të ngriheni mbi egot tuaja, mbi inatet apo sherret personale, mbi ngurtësinë ideologjike, mbi interesat apo fjalët e thëna në pazarin politik.
Ne kërkojmë nga ju pjekuri politike, përfaqësim dhe vetëdije se fati i atij filizi të vogël shprese që ne shohim në horizont, gjendet në duart tuaja.
Ne ju lusim të mos na zhgënjeni, neve si aktivistë apo qytetarët e angazhuar por edhe masat e gjëra të pazëshme të cilat me apo pa vetëdije presin shume nga ju.
Ftojmë Qytetarët për të Nënshkruar këtë Thirrje
Ne, qytetarët e zakonshëm, intelektualët, aktivistët dhe anëtarët e diasporës, po firmosim këtë letër për të treguar se bashkimi nuk është vetëm dëshirë, por një kërkesë popullore. Çdo firmë është një zë që kërkon ndryshim.
Koha është tani. Shqipëria nuk mund të presë më gjatë!

297

Petition Updates
Share this petition
Petition created on December 9, 2024