Petition updateT'i Garantojmë të Gjithë Fëmijëve të Drejtën për të Luajtur në Hapësirat PublikeNjë fitore e vogël!
Florian BjankuShkodër, Albania

Dec 7, 2023
Një fitore e vogël, të paktën në sensibilizimin e Bashkisë Shkodër për të drejtën e fëmijëve për të luajtur... Në kushtet e humbje të së drejtës së fëmijëve për të luajtur thjesht kudo që jetojnë – në rrugë, prona dhe hapësira të hapura, falas, në pragun e tyre, qofshin ata të pasur apo të varfër, zënies së hapësirave publike, Bashkia Shkodër hapi dyert e godinës së saj për krijimin e një këndi simbolik të lojërave, për të luajtur gjatë ditëve të festatave të fundvitit PA PAGESË.
Duke uruar që në vitin 2024 të kemi një bashki më të përgjegjshme në krijimin e hapësirave që mundësojnë lojën e fëmijëve pa i dalluar nga gjendja ekonomike, ju falenderojmë për firmosjen dhe shpërndarjen e peticionit!"
Ju lutem, vazhdoni të ndani këtë mesazh dhe të promovoni të drejtën e fëmijëve për të luajtur. Suksese në përpjekjet tuaja!
Copy link
WhatsApp
Facebook
Nextdoor
Email
X