Jo mbylljes të Gjykatës të rrethit gjyqësor Kavajë!!!

0 hanno firmato. Arriviamo a 1.000.


Te nderuar kavajas,

Nje projekt i fundit per krijimin e nje harte te re Gjyqesore parashikon mbylljen e disa gjykatave, midis te cilave edhe Gjykaten e rrethit Gjyqesor Kavaje.
Ajo do te shkrihet.
Gjykata kompetente do te jete me pas ajo e Durresit .
Gjykata e rrethit gjyqesor Kavaje ka nje volum te madh pune me mbi 2500 ceshtje te trajtuara ne nje vit, por kjo nuk e pengoi qeverine ta mbylle ate.
Ky projekt eshte ne vazhden e disa pseudoreformave te kesaj Qeverie kunder qytetareve te Kavajes, duke i larguar te gjitha sherbimet prane qytetareve dhe duke i endur ata neper qytete te tjera midis Durresit dhe Tiranes sic eshte bere me Drejtorine Rajonale te Tatim Taksave, me ate Arsimore, ate te Shendetesise, Prefektures, etj... 
Ky projekt i fundit kriminal i kesaj Qeverie do te thote kosto shtese per qytetaret e Bashkise se Kavajes, anomali ne ushtrimin e detyres se tyre fisnike te dhjetera Avokateve te nderuar te qytetit tone dhe shkon ne kah te kundert me frymen kushtetuese te dhenies se drejtesise, e cila ka ne thelb te saj aksesin e qytetareve ne institucionet e Drejtesise sa me afer tyre duke i sherbyer me korrektese, ne kohe dhe ne menyre te pavarur.
Nje vendim i tille eshte marre pa u bere nje studim i detajuar per efiçencen e kesaj Gjykate nder me te vjetrat ne Shqiperi, pa u konsultuar me grupet e interesit, ne shperfillje te mendimit te organeve te pushtetit lokal dhe pa marre parasysh pasojat negative qe nje vendim i tille do te kete per qytetaret.
Firmos dhe ti peticionin kunder mbylljes se gjykates te rrethit gjyqesor Kavaje.Fto dhe miqte e ty te ngreme zerin per te drejten tone.