Peticion për nxjerrjen jashtë ligjit të PS, PD dhe LSI

0 have signed. Let’s get to 500!


Kërkojmë nxjerrjen jashtë ligjit të partisë socialiste, partisë demokratike dhe lëvizjes socialiste për integrim, si antikushtetuese!

Sepse:

1. Këto parti dhe të tjera, vijnë në kundërshtim me nenin 9 të Kushtetutës pasi nuk funksionojnë në mënyrë demokratike por si brigada plaçkitëse të pasurisë publike.
Njësoj si në Nomenklaturën komuniste, pushtetarët emërojnë-njëri tjetrin duke pilotuar proçeset demokratike brenda partisë. Vendimet merren brenda një grupi të ngushtë, pa u konsultuar nga antarët dhe organet nëpër rrethe.

2. Dhunojnë nenin 2 të Kushtetutës, sepse kanë uzurpuar sovranitetin e popullit shqiptar. Detyrimi kushtetues i partive është përfaqësimi dhe jo deformimi i vullnetit të popullit. Vënia e Republikës dhe institucioneve shtetërore në shërbim të një oligarkie me rotacion, minon bashkëjetesën e shqiptarëve nën një Kushtetutë të përbashkët.

3. Dhunojnë nenin 2 të Kushtetutës, sepse nuk lejojnë asnjë institucion të demokracisë direkte, duke as mos aprovuar formalisht ligj për referendumet, nismat ligjore popullore, peticionet apo juri qytetare.

4. Vijnë në kundërshtim me nenin 1 të Kushtetutës, sepse Shqipëria është Republikë parlamentare dhe jo partiake. Parlamenti konceptohet si i përbërë prej përfaqësuesve të popullit dhe jo besnikëve të kryetarëve të partisë. Përfaqësimi dhe Ndërmjetësimi i interesave të ndryshme shoqërore nuk mund të kryhet nga një parlament i përbërë nga një kastë e vetme. Militantizmi i KQZ, medias, presioni financiar dhe krimi kanë degraduar proçesin e votimit në një farsë.

5. Këto parti dhunojnë sistematikisht nenin 3 të Kushtetutës, dinjitetin dhe të drejtat e Njeriut. Shteti i së drejtës i ngritur mbi forcën e ligjit, është zëvendësuar nga ligji i forcës për të legjitimuar privilegjet.
Kurse shteti social, është zëvendësuar me një korporatë neoliberiste, duke privatizuar e çmontuar çdo mekanizëm për të zbutur konfliktet dhe padrejësinë sociale.

6. Sepse dhunojnë nenin 7 të Kushtetutës duke boshatisur parimin e ndarjes së pushteteve si garanci për lirinë e qytetarëve. Përqendrimi i pushtetit në pak duar ka bërë që llogaridhënia dhe përgjegjësia para qytetarëve dhe ligjit të zhduket. Në vend të saj ka korrupsion solidar, shantazhim reciprok dhe goditje selektive.

7. Dhunojnë hapur nenin 11 të Kushtetutës duke goditur qoftë pronën publike ashtu dhe atë private, nëpërmjet një feudalizimi dhe çifligizimi të pasurisë kombëtare, mes njerëzve dhe klientëve të kastës. Ky lloj regjimi ka marrë peng dhe ekonominë e tregut të lirë, nëpërmjet monopoleve të importit, kushtëzimit të iniciativës së lirë vetëm për aktivitete pa rëndësi, vrasjes së konkurrencës dhe virtuozitetit ekonomik.


8. Dhunojnë hapur nenin 18 të Kushtetutës dhe barazinë para ligjit. Ligji interpretohet dhe zbatohet duke diskriminuar qytetarët në bazë të militantizmit partiak, gjendjes sociale dhe ekonomike. Në këtë mënyrë ligji i shërben kësaj kaste për të legjitimuar privilegjet e krijuara.

9. Dhunojnë nenin 22 dhe 23 të Kushtetutës duke kontrolluar median private dhe atë publike. E drejta e informimit është e drejtë themelore për funksionimin e demokracisë. Me një manipulim sistemik dhe kontroll të informacionit, qytetarët diskutojnë gjërat që dikton kasta pa formuar dot vetë një opinion autentik.

10. Dhunojnë të drejtën e punës duke destabilizuar jetët e miliona shqiptarëve që nuk ndërtojnë dot familje apo të bëjnë fëmijë. Kontrollojnë sindakatat që mos të bëhen dot zë i punëtorëve shqiptarë.

11. Degraduan edukimin dhe arsimin duke mbjellë injorancë dhe analfabetizëm kapilar tek populli shqiptar.
Rekrutimi i të rinjve që në gjimnaze, drejtimi i shkollës me drejtues mediokër e militantë, pazaret me tregtarët privatë, ulja e buxhetit dhe rritja e tarifave është vepër e këtyre partive.

12. Dhunojnë meritokracinë e konkursin publik duke mbushur administratën publike me militantë dhe injorantë që zëvendësojnë interesin publik me atë partiak e klientelar

13. Minojnë financat kombëtare duke rritur borxhin publik dhe varësinë ndaj lobeve predatore ndërkombëtare. Përqendruar pasurinë në pak duar dhe mohuar kreditimin e sipërmarrësve prodhues.

14. Pamundësojnë organizimin politik të qytetarëve jashtë partive, duke kontrolluar, pilotuar, joshur apo kërcënuar çdo lëvizje autentike kundër sistemit.

15. Duke shkatërruar sistematikisht e barbarisht, trashëgiminë kulturore dhe pasuritë natyrore të Shqipërisë.

16. Duke eklipsuar bashkimin kombëtar, rrezikuar unitetin e fryrë ndasive mes shqiptarëve në të gjitha format në mënyrë që populli mos të organizojë dot një Rezistencë efikase.

17. Kanë ceduar sovranitetin politik, ekonomik, financiar e ushtarak duke e trasformuar shtetin shqiptar në më të dobëtin dhe më të nënvarurin në rajon. Dhurimi i bankave dhe sektorët strategjikë të huajve, është tradhëtia që shqiptarët mos të ndërtojnë dot një Ekonomi Kombëtare por të mbeten koloni importi ose popull endacak.

-------------------

Kjo është e vërteta e hidhur!
Këto parti kanë krijuar një shtet paralel kundër Kushtetutës dhe frymës së saj.

Nxjerrja e tyre jashtë ligjit dhe pastrimi i politikës nga kasta e tranzicionit është kura e vetme sepse strukturat e partive janë të komprementuara në rrënjë e të pashërueshme.

Shqipëria duhet të ndahet nga tranzicioni e të hapë një faqe të re!
Ndahemi nga epoka e partive dhe hyjmë në erën e qytetarëve!

Shqipëria duhet të instalojë një demokraci pjesëmarrëse, ku vendimmarrja të kalojë nga partitë direkt tek vetë Qytetarët.

Përndryshe, me kaq pushtet në dispozicion, çdo parti e re, do joshet e të organizohet përsëri, si oligarki kundër Kushtetutës, Demokracisë dhe Shqipërisë!

Nënshkruajmë këtë peticion e na ndihmoni ta përhapim në gjithë Shqipërinë!

Kush punon për Demokraci, punon për Shqipëri!

TiJeNe
www.levizjashqipon.com



Today: levizja shqipON is counting on you

levizja shqipON needs your help with “Populli shqiptar: Peticion për nxjerrjen jashtë ligjit të PS, PD dhe LSI”. Join levizja shqipON and 449 supporters today.