PETICION KUNDËR MARRËVESHJES SHQIPËRI-GREQI

0 have signed. Let’s get to 2,500!


PETICION KUNDËR MARRËVESHJES SHQIPËRI-GREQI


Në bazë të nenit 23 të Kushtetutës së Shqipërisë kërkojmë transparencë të plotë mbi marrëveshjen midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke. Kushtetuta dikton në nenin 23 jo vetëm trasparencë të akteve juridike por edhe veprimtarisë së organeve shtetëore, domethënë jo vetëm të marrëveshjes por dhe të gjithë negociatave.


Trasparenca e marrëveshjeve ndërkombëtare diktohet dhe nga karta e OKB-së dhe traktati i Vjenës si dhe nga praktika zakonore e shteteve. Shqipëria dhe shumë shtete kanë vuajtur nga marrëveshjet e fshehta, relike e kohës së kolonializmit.


Në bazë të nenit 123 të Kushtetutës kërkojmë gjithashtu që ratifikimi i kësaj marrëveshje të bëhet me referendum kombëtar si garancia më e mirë për një paqe të qëndrueshme mes dy popujve tanë.


I bëjmë thirrje opozitës shqiptare, të korrigjojë vetveten dhe të thërrasë urgjentisht një seancë parlamentare mbi këtë çështje.


I bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë mbi çdo element penal të veprës për tradhëti ndaj Republikës dhe integritetit territorial të Shqipërisë.


I bëjmë thirrje Mediave shqiptare të hetojnë dhe të zgjojnë opinionin publik mbi këtë çështje madhore.


I bëjmë thirrje miqve tanë të vërtetë ndërkombëtarë të na ndihmojnë në këtë fazë kritike të shtetit tonë.

 



Today: levizja shqipON is counting on you

levizja shqipON needs your help with “Populli Shqiptar: PETICION KUNDËR MARRËVESHJES SHQIPËRI-GREQI”. Join levizja shqipON and 2,238 supporters today.