Pa Artistë të rinj nuk ka Kulturë
Pa Artistë të rinj nuk ka Kulturë
The Issue
Artistët e rinj që angazhohen në institucionet publike të kulturës në Shqipëri përballen me kushte të pasigurta pune dhe një trajtim ekonomik të pamjaftueshëm. Shumë prej tyre punojnë me honorare për produksione ose projekte, të cilat pas zbritjes së detyrimeve fiskale arrijnë zakonisht vetëm 170–200 euro, ndërsa pagesat shpesh vonohen. Në të njëjtën kohë, mungojnë kontratat e qëndrueshme të punës dhe mundësitë afatgjata për zhvillim profesional.
Kjo situatë nuk pasqyron nivelin e formimit, kohën, përgjegjësinë dhe kontributin që artistët japin në jetën kulturore të vendit. Si pasojë, shumë artistë të rinj detyrohen të largohen nga institucionet publike ose të emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira.
Kjo bie ndesh me objektivat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, legjislacionin për artin, kulturën, rininë dhe nxitjen e punësimit, si edhe me Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026–2030, të cilat parashikojnë mbështetjen e artistëve, punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e kulturës kombëtare.
Pas vendimit të autoriteteve publike për të mbështetur me një fond prej rreth 4 milionë eurosh organizimin e koncertit të artistit ndërkombëtar Ye (Kanye West), një grup artistësh të rinj shqiptarë vendosëm të ndërmarrim këtë peticion. Ky vendim nxiti një debat të gjerë mbi prioritetet e politikave kulturore dhe nevojën për një shpërndarje më të balancuar të investimeve publike. Ndërsa vlerësojmë rëndësinë e organizimit të ngjarjeve të mëdha kulturore, besojmë se është po aq e domosdoshme që shteti të investojë në mënyrë të qëndrueshme tek artistët e rinj shqiptarë, të cilët vazhdojnë të përballen me pagesa të ulëta, mungesë kontratash të rregullta dhe mundësi të kufizuara për zhvillim profesional. Një politikë kulturore e balancuar duhet të mbështesë jo vetëm eventet e mëdha, por edhe kapitalin njerëzor që përbën të ardhmen e kulturës shqiptare.

100

Petition Updates
Share this petition
Petition created on 14 July 2026