Nga kuota drejt meritokracisë

Nga kuota drejt meritokracisë
The Issue
Si bashkëdrejtues me Lajlën (Përnaska) të programit rajonal “Gratë mund të arrijnë”, që solli Ligjin e Barazisë Gjinore në 2004 dhe 2008, kuotën në Kodin Zgjedhor në 2008, kemi ndjekur me shqetësim problemet që ka sjellë kuota gjinore.
Në 16 vitet e ekzistencës së kuotës gjinore, lëvizja e gruas arriti ndryshime konkrete dhe të prekshme nëpërmjet saj, si: 1. Krijimin e mekanizmave gjinore; 2. Hartimin e politikave gjinore; 3. Forcën për të ndryshuar diskriminimin sistematik të grave, 4. Rritjen e diversitetit gjinor në pozitat drejtuese të pushteteve më të larta qendrore dhe vendore, 5. Rritjen e numrit të grave në bordet drejtuese të kompanive të mëdha të biznesit, 6. Vendosjen e çështjeve gjinore në axhendën e qeverisë dhe kompanive të biznesit, 7. Më shumë mundësi karriere për gratë; 8. Më shumë mundësi për t'u përzgjedhur për poste drejtuese të forcave politike.
E konsideruar fillimisht si një diskriminim pozitiv për gratë, por edhe e përkohshme, kuota tashmë ka përmbushur misionin e saj. Të përfshira në këtë lëvizje, së bashku me shumë kolegë dhe kolege që iu bashkuan kësaj lëvizjeje, ndihemi krenarë për këto arritje. Por sot kuotat më shumë pengojnë sesa lehtësojnë procesin e fuqizimit politik të gruas, ndaj ndihemi të shqetësuar për dritehijet që ka shfaqur kuota gjatë këtyre viteve.
Ndër to: 1. Gratë e përzgjedhura me kuotë nuk kanë prodhuar modele për gratë e tjera. 2. Shanset e grave në masë për të ngjitur më tej shkallët e karrierës janë më të vogla dhe më të kontrolluara nga lidershipi politik; 3. Promovimi me bazë gjinore ka ulur bashkëpunimin me strukturat shtetërore, forumet politike të grave, organizatat e grave, elektoratin që i ka zgjedhur dhe komunitetin që përfaqësojnë. 4. Mekanizmat gjinorë u atrofizuan, duke e shuar gradualisht rolin në asistimin e politikave dhe aksioneve me bazë gjinore. 5. Heshtja për rastet e vrasjeve monstruoze të grave ka bërë që gratë e dhunuara të kthehen në viktima të braktisura në spontanitetin e jetës. Rezoluta Kundër Dhunës ndaj Grave është një ndihmë e papërfillshme për gratë e dhunuara; 6. Dëshmohen gra që u bënë kampione të dhunës fizike, si rasti i hedhjes së një çizmeje dhe një shisheje ndaj kryeministrit në seancat parlamentare, apo sulmet verbale deri në vulgaritet ndaj kundërshtarëve politikë.
Shumë studiues gjinorë argumentojnë se si një katalizator i përkohshëm, nëse menaxhohet mirë, kuota nuk përdoret përgjithmonë. Në Danimarkë, për shembull, kuotat vullnetare gjinore të prezantuara nga partitë politike në vitet 1970 u hoqën dy dekada më vonë pasi balancimi gjinor i kandidatëve u bë normë. Shqipëria ka arritur tashmë një kulturë në mbështetje të gruas, ndaj gratë nuk kanë arsye të shqetësohen për heqjen e kuotës.
Ndaj kërkojmë mbështetjen për nevojën urgjente të hapjes së listave. Gjithmonë e më shumë kemi nevojë për: 1. Aplikacione vlerësimi në bazë të kompetencave, 2. Përmirësim të diversitetit, 3. Identifikim të talenteve më të mira, 4. Barazi gjinore të bazuar në merita dhe cilësi dhe jo thjesht në sasi, si për burra edhe për gra. 5. Integritet, përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe shërbimit të elektoratit dhe komunitetit. 6. Meritokraci dhe aftësi për të mbajtur gjallë kulturën që na u ofrua bujarisht nga shoqëria për fuqizimin e gruas, përfshirë atë dhe jo “elitare" ose përfaqësuese e grupeve të margjinalizuara.
Si mbështetëse të listave të hapura (që përjashtojnë kuotën), ne i bashkohemi kërkesës së shumicës së aktorëve kryesorë të shoqërisë civile dhe politikës shqiptare për hapjen e listave dhe ju ftojmë t'i bashkoheni këtij peticioni. Së bashku mund t’ia arrijmë.
98

Petition Updates
Share this petition
Petition created on September 7, 2024