Propozim për Hapjen e Xhamive të Tiranës për Besimtarët

The Issue

Me Emrin e Allahut, Mëshirëplotit, Mëshiruesit

Drejtuar:    Myftinisë së Tiranës

Për dijeni: Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
                 Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Të nderuar,

Ditët e fundit autoritetet shtetërore i kanë lehtësuar masat e marra për administrimin e pandemisë që u bë shkak për mbylljen veprimtarive ekonomike, shoqërore e shpirtërore në të gjithë vendin, dhe kanë zgjeruar gamën e veprimtarive ekonomike e shoqërore të lejuara.

Kështu, strategjia e karantinimit të plotë po ia lë vendin aplikimit të distancimit social për të vijuar gradualisht punën në të gjithë sektorët e ekonomisë. Shtimi i kontakteve ndërmjet njerëzve po konsiderohet dita-ditës i administrueshëm nëse zbatohen me rigorozitet rregullat e distancimit social që ka nxjerrë së fundmi Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë kontekst të ri, ne, një grup besimtarësh, propozojmë që edhe Myftinia e Tiranës të rishikojë vendimin për pezullimin e plotë të namazeve me xhemat në xhamitë e këtij qyteti, propozim të cilin e mbështesim në parimet juridike Islame dhe në udhëzimet e urdhëresave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një hadith të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, Profeti ﷺ ka thënë: “Largohuni prej veprave nga të cilat ju kam ndaluar, ndërsa veprat që ju kam urdhëruar, realizojini me sa të keni mundësi”.

Urdhrat e Profetit ﷺ mund të jenë për vepra të detyrueshme, apo të pëlqyeshme, e në mesin e tyre një pozitë të veçantë zënë pa dyshim ato për vlerën e frekuentimit të xhamive dhe madhërimit të Zotit në to nga ana e besimtarëve.

Këtë e tregon më së miri hadithi i transmetuar nga Muslimi në Kapitullin e Vlerës së Xhamive, në të cilin Profeti ﷺ thotë:

Vendet më të dashura në tokë për Allahun janë xhamitë, kurse vendet më të urryera prej Allahut janë tregjet”,

sepse tregjet janë vende ku mbizotëron mashtrimi, gënjeshtra, premtimet e rreme dhe mungesa e përmendjes së Zotit, ndërsa xhamitë janë vendet ku zbret mëshira e Tij.

Për këtë arsye, besimtarët myslimanë duhet t’u kushtojnë rëndësi ritualeve që u japin jetë xhamive të paktën po aq sa veprimeve me të cilat sigurojnë furnizimin e përditshëm. E nëse jetës po i kthehet njëfarë normaliteti nëpërmjet distancimit social, duhen bërë përpjekje që ky normalitet t’i kthehet edhe jetës në xhami, sipas të njëjtave rregulla të distancimit social.

Nisur nga hadithi i Profetit ﷺ për kryerjen e urdhëresave profetike sipas mundësisë, dijetarët myslimanë kanë derivuar parimin juridik sipas të cilit, “PJESA E URDHËRESËS QË MUND TË REALIZOHET NUK PEZULLOHET PËR SHKAK TË PJESËS QË NUK MUND TË REALIZOHET”.

Sipas këtij parimi, nëse nuk ekzistojnë kushtet për kryerjen në formën më të plotë të një vepre të urdhëruar – ndërkohë që është mundësia e kryerjes pjesore të saj – atëherë duhet kryer ajo pjesë e veprës për të cilën ekziston mundësia. Pra, kryerja e një vepre nuk mund të pezullohet tërësisht për shkak të pjesës për të cilën nuk ekziston mundësia e realizimit.

Si rrjedhojë, pamundësia e kryerjes së namazeve në xhami me rreshta të rregullt dhe të plotë për shkak të mosrespektimit të distancimit social, nuk duhet të bëhet shkak për pezullimin e plotë të faljes me xhemat. Falja e namazit në xhami mund të realizohet me kapacitet të reduktuar të xhematit, i cili respekton distancimin social në rreshtimin për namaz. Nuk ka arsye përse procedurat e distancimit social që rregullojnë sot veprimtarinë e jetës ekonomike në tregje, supermarkete dhe zyrat e bizneseve, të mos shfrytëzohen nga besimtarët myslimanë për të ringjallur përmendjen e Zotit në namazet me xhemat në xhami.

Prandaj, po ju paraqesim këtë propozim për hapjen e xhamive, duke sugjeruar, mes të tjerash, respektimin e rregullave të mëposhtme për funksionimin e xhamive:
- Shenjimin në xhami të vendeve ku do të qëndrojnë besimtarët në namaz sipas rregullave të distancimit social;
- Përcaktimin e numrit maksimal të namazlinjve që mund të falen njëkohësisht në xhami;
- Hartimin e listës së besimtarëve të çdo xhamie dhe përcaktimin me rotacion të namazeve që ata mund të frekuentojnë me xhemat në xhami;
- Angazhimin e kompanive të ruajtjes fizike për të shmangur parregullsitë dhe për të siguruar respektimin e procedurave që do të përcaktohen nga Myftinia;
- Vendosjen e shenjave të pritjes në radhë për të hyrë dhe për të dalë nga xhamia;
- Vendosjen e solucioneve dizinfektuese për t’u përdorur përpara hyrjes në xhami;
- Zbatimi me rigorozitet i tw gjithw rekomandimeve institucioneve tw shwndetit publik.

Mbetemi me besim të plotë se propozimi do të shqyrtohet me vullnetin për të bërë përpjekjet maksimale që xhamitë të rihapen duke zbatuar me rigorozitet rregullat e distancimit social të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Nënshkruesit:
1. Gerdi Demneri
2. Florian Xhemollari
3. Roald Hysa
4. Floriar Arapi
5. Skënder Koltraka
6. Olti Kaderja
7. Vehap Kola
8. Kastriot Qema
9. Ylvi Durmishi
10. Altin Sejdini
11. Klenti Tare
12. Aledin Spahiu

This petition had 2,829 supporters

The Decision Makers

Myftinia e Tiranës
Myftinia e Tiranës
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Këshilli i Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Petition Updates