In Vitro ne shtet
In Vitro ne shtet

Jane mijera ciftet shqiptare qe kane probleme me fertilitetin, pavaresisht mungeses se statistikave. Une dhe partneri im jemi nje nga keta cifte.
Ndihma e specializuar per te tilla raste ofrohet vetem ne klinikat e fertilitetit ne spitalet private, te cilat kushtojne shume. Cdo cift qe ka deshiren per te plotesuar familjen, ka te drejten ta marre kete sherbim nga shteti i tij.
Hapja e klinikes se fertilitetit ne maternitetet shteterore, ne te cilin te ofrohen nder te tjera procedura fekondimi IUI dhe IVF, eshte zgjidhja per ne dhe shume cifte te tjera.
Ndihmoni qe zeri i cifteve qe deshirojne te behen prinder te degjohet dhe endrra e tyre te realizohet pa u dashur te sakrifikojne gjithcka paraprakisht. Le te firmosim kete peticion dhe ta cojme kerkesen ne instancat qe kane fuqine per te bere ndryshimin.
Na ndihmoni te krijojme familjen tone te vogel!