Protokollet Anti-Covid për hapjen e Shërbimit Dentar të jenë "Evidence-Based Medicine"

The Issue
Te gjithe Dentistet, Asistentet Dentare, Laborantet Dentare , Depot qe Tregetojne Materiale Dentare shpresojmë që vendimet në lidhje pergatitjen e Protokolleve të Fuksionimit të Shërbimit Dentar të marrin parasysh fakte EVIDANCE BASE MEDICINE të hulumtuara plotësisht dhe të mbështetura si duhet nga literatura dhe kerkimi shkencor.
Protokollet Anti-Covid për hapjen e Shërbimit Dentar të jenë "Evidence-Based Medicine".
Në prag të hapjes të kontrolluar të Shërbimit Dentar në Shqipëri në datën 11 maj 2020 dhe ndërkohë që nuk jane bërë akoma publike masat nën të cilat duhet të zhvillojnë aktivitetin këto biznese në Shqipëri i bëj thirrje Ministres së Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu , “ Komitetit Teknik i Eksperteve“ , Istitutit të Shëndetit Publik, që të mbështetet në fakte të “EVIDENCE BASED MEDICINE “ për të përcaktuar Protokollet e Punës Anti- Kovid Në Shërbimin Dentar .
Së pari ju lutem të hiqet dorë nga Terminologjia Diskriminuese e përdorur për Shërbimin Dentar duke e klasifikuar Vatër të Rrezikshme Për Përhapjen e Infeksionit dhe klasifikuar në të njëtin grup me berberët dhe parukjerët! Që në vitin 1994 Shërbimi Dentar ka qenë privat dhe ka qenë në pararojë Të Kontrollit të Infeksioneve ! Eshtë i vetmi shërbim mjekësor që përdor rregullisht prej vitesh maska,syze mbrojtëse apo viziera, doreza , mantelina ,kanula aspiratori, vegla të autoklavuara dhe desifektim kimik të aparaturave, poltronit dhe mjeteve rrotatore pas përfundimit të procesit të punës për çdo pacient! Ju ftoj të pyesni mjekët e të gjitha specialiteteve ORL-Okulistike, Kardiologji, Enkokrinologji, Ortopedi, Reomatologji, Pediatri, Gjinekologji, Urologji, Mjeket e Familjes etj nëse përpara Pandemisë COVID e kanë patur protokoll vizierën, maskën kirurgjikale, syzet dhe dorezat për vizitë për çdo pacient ! Mjafton të kërkoni në dogana se sa ç’doganime kryhen çdo vit nga Firmat që Shesin Materiale Dentare në maska kirurgjikale, doreza lateks, doreza nitrili, doreza sterile, mantelina, kanula aspiratori,autoklavë,pajisje imbustimi , dhe desifektantë me spray dhe letra anti – bakteriale. Sherbimi Dentar i cili ka mbrojtur me vite popullaten nga Hepatit B, Hepatit C, Hiv etj nuk është Shërbim i Rrezikshëm por përkundrazi është pjesë shumë e rëndësishme e Shëndetit Publik të Shqiperisë !
Ju ftoj te merrni në konsideratë vetëm të dhënat e bazuara mbi EVIDENCE BASED MEDICINE !CoronaVirus-19 është vërtetë një virus i ri POR PËRDOR AEROSOLIN PËR TË TRASMETUAR SËMUNDJEN! AEROSOLI ËSHTË FENOMEN I NJOHUR DHE I STUDIUAR NË STOMATOLOGJI SEPSE ËSHTË OBJEKTI I KONTROLLIT TË SHPËRNDARJEN SË INFEKSIONIT NËPËR KLINIKA DENTARE! Të gjitha vendimet që do të duhet të merrni për të përcaktuar Protokollin e Funksionimit të Shërbimit Dentar duhet të bazohen në prova të tilla, pasi këto udhëzime do të kenë pasoja të forta në gjithë këtë fashë biznesi dhe udhëzime të pambështetura shkencërisht mund të bëjnë të pamundur që dentistët të kryejnë normalisht aktivitetin e përditshëm, të paguajnë faturat, të mbajnë ngarkesën e stafit të tyre dhe të ofrojnë shërbime të përballueshme dentare dhe mjekësore për popullatën,duke siguruar me përpikmëri edhe një Kontroll Maksimal të Përhapjes së Infeksioneve.
Më poshtë po rradhis gjithë materialin Shkencor të Certifikuar nga Revistat Lider Në Kërkimin Shkencor ne rang global të cilat për mementin shërbejnë si guida reference në këtë Pandemi Covid -19.
1. Artikulli i postuar në Nature - një nga revistat shekncore më të respektuara në botë - me Faktor Impact 40.075 - tregon se aerosolet e gjeneruara brenda klinikave dentare qarkullojnë në ajër brenda 10-30 minutave - d.m.th brenda afatit kohor të procedurës së përpunimit të kavitetit ( rreth 15 minuta) përfundimi i një mbushjeje kavieteti me kohëzgjatje 15 minutave , në fund të të gjithë procedurës shumica e aerosoleve nuk do të ishin me ne ajër.
Microbial aerosols in general dental practice. Bennett,A., Fulford, M., Walker, J. et al.
https://www.nature.com/articles/4800859?fbclid=IwAR06bmi_0pujDExnUAKcc
2. Një studim tjetër që tregon se duke përdorur një aspirator kirurgjikal (High Volume Suction / Evacuator (HVE), përdorimi i HVE ul me 96% të gjitha aerozolet bakteriale dhe virale:
Studies on Dental Aerobiology: I. Bacterial Aerosols Generated during Dental Procedures
Pra, përdorimi i thithjes me vakum të lartë është mënyra më efektive për të minimizuar aerosolet, por në skenarin më të keq çdo aerosol i mbetur( 4 %) do të zhvendoset nga ajri në dysheme dhe në sipërfaqe të tjera dhe nuk do të jetë më në ajër brenda 10-30 minutve.
Bazuar në literaturën e mësipërme , del nevoja e rekomandimit të përdorimit të ASPIRATORIT KIRURGJIKAL për të minimizuar 96% të aerosoleve kur kryhen procedura AGMP (Aerosol generating medical procedures)
3 . Kur të merrni parasysh natyrën e kontaminimit ajror të COVID-19, ju lutem lexoni:
Aerosol and Surface Distribution of Severe Acute Respiratory Syndrome Coronavirus 2 in Hospital Wards, Wuhan, China, 2020
https://wwwnc.cdc.gov/eid/article/26/7/20-0885-t1?fbcli
Air, Surface Environmental, and Personal Protective Equipment Contamination by Severe Acute Respiratory Syndrome Coronavirus 2 (SARS-CoV-2) From a Symptomatic Patient
https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2762692
Aerodynamic Characteristics and RNA Concentration of SARS-CoV-2 Aerosol in Wuhan Hospitals during COVID-19 Outbreak
https://www.biorxiv.org/content/10.1101/2020.03.08.982637v1
Transmission Potential of SARS-CoV-2 in Viral Shedding Observed at the University of Nebraska Medical Center
Influenza Virus Aerosols in the Air and Their Infectiousness
Në pëmbledhje :
Bazuar në provat dhe diskutimin nga studiuesit e mësipërm, shqetësimi me COVID-19 nuk është se shkakatohet nga një CoronaVirus në ajër. Përkundrazi, është depozitim aerosoli i ngarkuar me virus që shkakton ndotje sipërfaqësore dhe infeksion pasues të njeriut përmes kontaktit. Pra, përqëndrimi duhet të jetë në parandalimin e shumicës së aerosoleve përmes përdorimit rutinor të HVE. Me aerosolet e mbetura që do të zhvendosen nga ajri poshtë , brenda 10-30 minutave të ardhshme, theksi duhet të vihet në dezinfektimin e sipërfaqeve. Sipas studimeve virusi mund të vazhdojë ngelë në sipërfaqe për 24-48 orë, kështu masat që duhet të rekomandohen duhet të adresojnë mënyrën kryesore të transmetimit të virusit.
4. Kur të merrni në shqyrtim rekomandimin për përdorimin e PPE (Personal protective equipment) dhe konkretisht maskat N95, ju lutem merrni në konsideratë infografinë e mëposhtme:
https://drive.google.com/file/d/1riXkOXKswcnqm3Bnq6rLF3F3g5v2EoLZ/view?usp=sharing
Studies on Hospital Precautions with SARS for routine procedures have shown surgical and N95 performed equally well against transmission
https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0140673603131686
Studime në shkallë të gjerë për transmetimin e sëmundjeve të frymëmarrjes në ambientet spitalore kanë treguar që maskat kirurgjikale janë ekuivalente me N95 për parandalim
Large scale studies on transmission of respiratory diseases in hospital settings have shown Surgical Masks are equivalent to N95s for prevention

Në përgjithësi përfundimet janë si me poshte :
• Maskat kirurgjikale të Nivelit 2 dhe Nivelit 3 vlerësohen që në përgjithësi filtrojnë ≥98% të viruseve dhe bakterieve.
• Një maskë e nivelit 3 ka aftësi pak më të lartë për të thithur në lagështi sesa maskat e Niveli 2 (e rëndësishme për procedura me shpejtësi të lartë të mjeteve rrotatore në prani të ujit), por nëse përdoret një mburojë fytyre ( viziere ) për të parandaluar spërkatjen, nuk ka ndonjë ndryshim efektiv në krahasim me përdorimin e maskave të nivelit të sigurisë 2!
• CDC (Center For Disease Control and Prevention) rekomandon përdorimin e N95 vetëm për pacientët që dyshohen se janë të sëmurë me COVID-19 - pacientë që teorikisht dhe praktikisht nuk duhet të jenë prezent në klinikat tona ,pas trazhimit telefonik më përpara lënies së orarit të vizitës. Special Respiratory Level Precautions në spitalet kryesore në Sh.B.A nuk përdorin as maska N95.
• Në këtë periudhë ku ka veshtiresi globale në prodhimin dhe tregëtimin e mjeteve mbrojtëse sic janë maskat NUK duhet t’ju hyjme në hise në furnizimin me N95 personelit spitalor që përballet me pacientë të infektuar dhe qe vuajnë nga COVID-19. Ne duhet të përqëndrohemi në zbatimin e saktë të Masave Paraprake të Aerosolit në përdorimin e aspiratoreve kirurgjikalë ( HVE High Volume Suction / Evacuator) në mënyrë rutinore gjatë procedurave dentare. Maska N95 janë vërtetuar që nuk janë të nevojshme për procedurat që kryejne stomatologët në klinikat e tyre.
6. Së fundmi, studimi që zakonisht përmendet në lidhje me COVID-19 në lidhje me faktin që virusi ngelet në aerosole në ajër për 2-3 orë është interpretuar gabimisht dhe është keqpërdorur në kontekstin e stomatologjisë:
Aerosol and Surface Stability of SARS-CoV-2 as Compared with SARS-CoV-1
https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMc2004973
Në përfundim :
• Aerosoli në studimin e mësipërm është prodhuar dhe mbajtur në një TUB artificiale për të parë se sa kohë virusi mund të mbijetojë në grimcat e aerosolit.
• Kohët që raportohen vlerësojnë se sa kohë virusi mund të mbijetojë brenda një grimcë të aerosolit (d.m.th. deri në 3 orë) gjithmonë brenda nje tubi .
• Artikulli nuk vlerëson se sa kohë aerosolët vazhdojnë të qëndrojnë në ajër dhe sa kohë i duhet aerosolëve nga lart në ajër të bien dhe të vendosen poshtë mbi sipërfaqe (e cila nga studimi i botuar ne Revisten Nature Microbial aerosols in general dental practice. Bennett,A., Fulford, M., Walker, J. et al.) është tipikisht midis 10-30 minutave në mjedisin dentar).
• Nuk duhet harruar fakti që pasi virusi i gjendur tashmë në sipërfaqe aparaturash , mjetesh rrotatore ,sportele etj ai mund të eleminohet lehtësisht me anë të pastrimit të këtyre sipërfaqeve me dezinfektues.
• Nuk është koha e mbijetesës së virusit në një aerosol që është i rëndësishëm, është koha e sedimentimit / rënies apo zhvendosjes së aerosolit nga lart në ajër poshtë në sipërfaqe të dyshemesë, në suprinate e aparaturave etj që është e rëndësishme. Këto janë dy rezultate krejtësisht të ndryshme të cilat nuk duhet të ngatërrohen dhe artikulli nuk duhet të keqpërdoret kur formuloni udhëzime brenda kontekstit dentar.
• Së fundmi, artikulli merret me krijimin mekanik të aerosoleve në një mjedis tubash artificial - jo krijimin e aerosoleve dentare nga procedurat e ndryshme dentare brenda mjedisit të Shërbimit Dentar.
• Ky artikull nuk duhet të shërbejë si argument kur vlerësoni aerosolet dentare kur ka studime të realizuara në mënyrë specifike në kontekstin dentar siç është artikulli i botuar në revistën Nature : Microbial aerosols in general dental practice. Bennett,A., Fulford, M., Walker, J. et al. i cituar më lart dhe artikulli për minimizimin e 96% të aerosoleve dentare me përdorimin e aspiratorëve kirurgjikalë HVE Studies on Dental Aerobiology: I. Bacterial Aerosols Generated during Dental Procedures .
Me të vërtetë shpresoj që vendimet në lidhje pergatitjen e Protokolleve Anti-Covid të Fuksionimit të Shërbimit Dentar të marrin parasysh fakte EVIDANCE BASE MEDICINE të hulumtuara plotësisht ne keto 5 muaj Pandemie dhe të mbështetura si duhet nga kërkimi shkencor dhe nga literatura!

Petition Closed
Share this petition
The Decision Makers
Petition Updates
Share this petition
Petition created on May 1, 2020