Memaliaj meriton të mbetet Bashki! MEMALIAJ NA THËRRET – FIRMOS EDHE TI!
The Issue
Memaliaj meriton të mbetet Bashki!
MEMALIAJ NA THËRRET – FIRMOS EDHE TI!
Ruajmë identitetin, përfaqësimin dhe të ardhmen e komunitetit tonë
Bashkia Memaliaj dhe qytetarët e saj shprehin mosdakordësinë ndaj skenarëve të propozuar për riorganizimin territorial të njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët parashikojnë bashkimin e bashkive më të vogla me bashki fqinje.
Në rastin e Bashkisë Memaliaj, një qasje e tillë nuk gjen mbështetje në realitetin territorial, administrativ dhe demografik. Bashkia Memaliaj është bashkia e dytë më e madhe në Qarkun Gjirokastër për nga sipërfaqja territoriale, me 372.2 km², dhe administron 53 fshatra, duke qenë gjithashtu ndër bashkitë me popullsinë më të madhe të qarkut.
Bashkimi i saj me një bashki tjetër do të rrezikonte të zbehte identitetin institucional të Memaliajt dhe të kufizonte përfaqësimin e qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Nevojat, prioritetet dhe problematikat e komunitetit tonë janë specifike dhe meritojnë të trajtohen me vëmendjen që kërkojnë, pa u lënë në plan të dytë nga interesat e zonave më të mëdha.
Po ashtu, krijimi i njësive administrative më të mëdha rrezikon ta largojë administratën nga qytetarët. Për një bashki me territor të gjerë dhe me 53 fshatra, shumë prej të cilëve ndodhen në zona kodrinore e malore, një reformë e tillë mund të vështirësojë aksesin në shërbimet publike, të rrisë pabarazitë territoriale dhe të dobësojë lidhjen e drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe institucioneve vendore.
Ne shprehim gjithashtu shqetësimin se forcimi i rolit ekzekutiv të qarkut mund të cenojë autonominë e bashkive. Vendimet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e komunitetit duhet të merren sa më pranë qytetarëve, në përputhje me parimin e vetëqeverisjes vendore dhe subsidiaritetit.
Edhe skenarët që parashikojnë krijimin e rajoneve strategjike, megjithëse synojnë zhvillimin ekonomik dhe koordinimin e investimeve, mund të sjellin një përqendrim më të madh të burimeve në zonat më të zhvilluara, duke lënë pas komunitete si Memaliaj.
Ne besojmë se reforma territoriale duhet të ndërtohet mbi kritere objektive, konsultim të gjerë publik dhe respektim të identitetit historik, social, ekonomik dhe administrativ të çdo komuniteti.
Për këto arsye, ne, qytetarët e Bashkisë Memaliaj, banorët, emigrantët dhe të gjithë dashamirësit e këtij qyteti, kërkojmë që Bashkia Memaliaj të ruajë statusin e saj si njësi e pavarur e vetëqeverisjes vendore.
Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë vetëm që zëri ynë të dëgjohet, identiteti ynë të respektohet dhe e ardhmja e komunitetit tonë të mos vendoset pa vullnetin e qytetarëve.
Memaliaj meriton të mbetet Bashki.
MEMALIAJ NA THËRRET – FIRMOS EDHE TI!
Si bashkëjetëtarë të Memaliajt, ne i bëjmë thirrje qeverisë që të respektojë dëshirën tonë dhe të na lejojë të mbetemi të pavarur. Duke ruajtur statusin e bashkisë, ne mund të sigurojmë që zëri ynë të dëgjohet dhe të ruajmë identitetin komunal që na bën unikë.
Firma juaj mund të bëjë ndryshimin. Bashkohuni me ne në këtë përpjekje për të mbrojtur të ardhmen e Memaliajt. Firmos edhe ti këtë peticion për të ruajtur një Bashki Memaliaj të pavarur dhe të fortë. MEMALIAJ NA THËRRET – FIRMOS EDHE TI!
NISMËTAR T Ë PETICIONIT
ENKELEIDA ZENJEL FEJZOn
EDMOND ISMAILATI
BASHKIM BRAHIMI
HAVA MUÇOLLARI

320

Petition Updates
Share this petition
Petition created on July 27, 2026