Të shpëtojmë shkollën “11 Shkurti” në Libohovë / Firmos Peticionin

The Issue
Me anë të këtij peticioni i kërkojmë institucionit të Bashkisë së Libohovës dhe në veçanti kryetares së bashkisë znj. Luiza Mandi, të marrë masa të menjëhershme dhe veprime konkrete për të evituar mbylljen e shkollës së mesme “11 Shkurti” të Libohovës, e cila rrezikon mbylljen për shkak të mosplotësimit të numrit të nevojshëm të nxënësve që e frekuentojnë këtë shkollë.
Shkolla “11 Shkurti” është e vetmja shkollë e mesme që ka ngelur në gjithë bashkinë Libohovë, në të treja njësitë administrative të saj, Libohovë, Qendër Libohovë dhe Zagori. Mbyllja e shkollës do të shkaktonte një dramë të madhe për të gjithë komunitetin, do të vendoste familjet e Libohovës dhe fshatrave të saj para një situate të paprecedente dhe para vështirësive apo pamundësisë për të shkolluar fëmijët e tyre. Do të rriste kostot e shkollimit të fëmijëve për këto familje. Do të defaktorizonte Libohovën dhe do të nxiste edhe më tej braktisjen e qytetit apo të zonave të saj rurale si pasojë e mungesës së shtuar të prespektivës.
Konkretisht kërkojmë:
Të mundësohet nga bashkia transporti i nxënësve të fshatrave, Nepravishtë, Labovë, Suhë, etj. për të bërë të mundur rrëzimin e kësaj barriere e cila po pengon në mënyrë absurde këta nxënës të frekuentojnë shkollën e mesme në Libohovë dhe po i largon ata drejt shkollave të tjera.
Ky transport të ofrohet falas për këta nxënës, me shpenzimet e bashkisë, si një mënyrë për ti stimuluar ata të frekuentojnë shkollën e mesme të Libohovës dhe për ti ofruar atyre kushte të barabarta dhe të njëjtat mundësi shkollimi me ato të një nxënësi të qytetit të Libohovës.
Të kërkojë prej Drejtorisë Arsimore dhe organeve kompetente që të zbatojnë ligjin dhe direktivat e Ministrisë së Arsimit, sipas të cilave ç’do nxënës duhet të ndjekë shkollën pranë njësisë administrative ku ka vendbanimin, për të evituar zbrazjen e të vetmes shkollë të mesme që kjo bashki ka.
Të parashikojë në buxhet një fond të përvitshëm, të posaçëm për arsmin, nëpërmjet të cilit të të ofrohen stimuj të tjerë nxënësve të shkollave të bashkisë, nëpërmejt bursave të studimit, rimbursimit të shpenzimeve, aktiviteteve të ndryshme, etj. të cilat do të bënin të mundur rritjen interesit për të ndjekur këto shkolla dhe njëkohësisht rritjen e cilësisë së tyre.
Kjo kërkesë behet me kërkesë të dhe është e nënshkruar nga:
qytetarë të Libohovës dhe të fshatrave të saj në të treja njësitë administrative, nga mesues në aktivitet, ish mësues e drejtues që kanë dhënë kontribut në arsim në Libohovë e në gjithë zonën, ish nxënës të shkollës “11 Shkurti”, prindër të nxënësve që aktualisht frekuentojnë këtë shkollë apo prindër të atyre fëmijëve që nesër do të duhet të ulen në këto banga, miq dhe dashamirës që e mbështesin këtë kauzë.

Petition Closed
Share this petition
The Decision Makers
Petition Updates
Share this petition
Petition created on September 13, 2019