Ligj për Rregullimin e Rrjeteve Sociale dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Përmbajtjet e Dëmshme

The Issue

Të rinjtë Shqiptar nuk janë më të sigurtë!

Në kushtet kur rrjetet sociale kanë një ndikim të thellë në jetën e përditshme të fëmijëve dhe të rinjve, shfaqen sfida serioze që lidhen me sigurinë, privatësinë dhe shëndetin mendor. Duke pasur parasysh rastin e fundit të vrasjes së një 14 vjeçari nga bashkëmoshatari i tij, rastet e tjera të dhunës, bullizmit online dhe përhapjes së përmbajtjeve të papërshtatshme, qeveria shqiptare ka detyrimin kushtetues dhe moral për të vepruar si rregullator dhe mbrojtës i brezave të rinj.

Ky konflikt dhe shumë të tjerë më parë nisën nga rrjetet sociale por ajo që është më e dhimbshme akoma ka të bëjë me kategorizimi nga ana e të rinjve të këtyre veprimeve si veprime "normale" dhe për tu "vlerësuar" nga ana e tyre. 

Kjo gjuhë urrejtje nga këta të rinj por jo vetëm nuk duhet të qarkullojë në asnjë platformë sociale dhe personat që shpërndajnë këto materiale duhen vendosur para përgjegjësisë!

Me anë të këtij peticioni propozohet hartimi dhe miratimi i një ligji që:

 • Vendos standarde të rrepta për funksionimin e rrjeteve sociale në Shqipëri.

 • Krijon mekanizma efektivë për kontrollin e përmbajtjeve të papërshtatshme.

 • Promovon sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në hapësirën dixhitale.

Shembuj nga Vendet e Tjera

Franca – Kufizime për Rrjetet Sociale

Franca miratoi një ligj që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 13 vjeç dhe kërkon miratimin e prindërve për adoleshentët 13-15 vjeç. Gjithashtu, platformat janë të detyruara të heqin materialet që nxisin dhunë ose urrejtje brenda 24 orësh.

Gjermania – Ligji NetzDG

Gjermania ka implementuar Ligjin për Forcimin e Përgjegjësisë së Rrjeteve Sociale (NetzDG), i cili kërkon që platformat të heqin materialet ilegale dhe përmbajtjet e dëmshme brenda 24 orësh pas raportimit. Moszbatimi i këtij ligji mund të sjellë gjoba deri në 50 milionë euro për kompanitë.

Mbretëria e Bashkuar – Ligji për Sigurinë Online

Në Mbretërinë e Bashkuar, “Online Safety Bill” kërkon që kompanitë të demonstrojnë qartë masat që kanë marrë për të mbrojtur përdoruesit nën moshën 18 vjeç, duke kufizuar aksesin në përmbajtje të papërshtatshme dhe duke promovuar ndërgjegjësimin për sigurinë online.

Komisioneri i Sigurisë Online

Australia ka krijuar një pozicion të veçantë qeveritar, Komisionerin e Sigurisë Online, i cili merret ekskluzivisht me mbikëqyrjen dhe rregullimin e rrjeteve sociale, duke krijuar mekanizma të shpejtë për heqjen e përmbajtjeve të dëmshme.

Disa pika të cilat mund ti përmbajë ky ligj:

1. Krijimi i Një Institucioni Rregullator

Të krijohet Agjencia Kombëtare për Rregullimin e Rrjeteve Sociale dhe Sigurinë Online, me përgjegjësitë e mëposhtme:

  •  Mbikëqyrja e përmbajtjeve të publikuara në rrjete sociale.
  •  Vendosja e penaliteteve për kompanitë që nuk respektojnë ligjin.
  •  Edukimi i qytetarëve mbi sigurinë online.

2. Detyrimi për Verifikimin e Moshës

Të gjitha platformat e rrjeteve sociale duhet të aplikojnë sisteme të avancuara për verifikimin e moshës, duke përdorur teknologji si:

  • Dokumentet e identifikimit (me autorizim të prindërve për moshat 13-18 vjeç).
  •  Modalitete të sigurisë për llogaritë e fëmijëve, duke kufizuar:
  •  Ndjekjen e personave të panjohur.
  •  Shikimin dhe shpërndarjen e materialeve të papërshtatshme.

3. Ndërgjegjësimi dhe Edukimi i Komunitetit

Futja e një lënde të detyrueshme në shkolla për Sigurinë Online dhe Etikën Dixhitale, duke edukuar fëmijët mbi:

  • Rreziqet e rrjeteve sociale.
  • Si të identifikojnë dhe raportojnë përmbajtje të dëmshme.
  • Përdorimin e sigurt të internetit.

4. Rregullat për Platformat Sociale

  • Platformat duhet të kenë ekipe të dedikuara për moderimin e përmbajtjeve në gjuhën shqipe.
  • Përmbajtjet që nxisin dhunë, urrejtje apo janë të papërshtatshme për fëmijët duhet të hiqen brenda një afati maksimal prej 24 orësh.
  • Reklamat që targetojnë fëmijët duhet të jenë të rregulluara rreptësisht, duke ndaluar ato që promovojnë dhunë, seksualitet ose shprehi të dëmshme.

5. Penalitetet për Moszbatim

  • Gjoba deri në 10 milionë euro për platformat që nuk zbatojnë detyrimet e përcaktuara në ligj.
  • Ndalimi i përkohshëm i aksesit për platformat që shkelin ligjin në mënyrë të përsëritur.

6. Mekanizma për Raportim dhe Ndihmë

  • Të krijohet një platformë kombëtare për raportimin anonim të përmbajtjeve të dëmshme.
  • Të krijohen linja ndihme për prindërit dhe fëmijët, të cilat ofrojnë mbështetje psikologjike dhe juridike.

Ky propozim mund të zgjerohet dhe këto pika bazohen në eksperiencën e shteteve të tjera në botë në lidhje me keto probleme por gjithsesi përbën një hap të rëndësishëm për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë në një botë gjithnjë e më dixhitale.

Nevojitet një angazhim kombëtar dhe mbështetje nga të gjitha institucionet shtetërore, shoqëria civile dhe qytetarët për ta bërë këtë ligj një realitet dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për brezin e ri.

13,806

Supporter Voices

Petition Updates