Ndryshimi i Kodit Penal në Shqipëri

Ndryshimi i Kodit Penal në Shqipëri

The Issue

PETICION!

Bashkohu dhe ti për ti thënë MJAFT MË vrasjes së vajzave dhe grave në vendin tonë!

Sabrina, për fat të keq, është gruaja e rradhës e cila i bashkohet listës së vajzave dhe grave të vrara në mënyrë makabre nga bashkëshorti i saj. Një jetë e marrë padrejtësisht, e cila mund të ishte shpëtuar nëse instancat shtetërore dhe policia do kishte marrë masat e duhura 1 vit më parë, kur ish bashkëshorti i Sabrinës e kërcënonte atë dhe familjen e saj me jetë.

Në një vend ku dhuna është normalizuar dhe instancat shtetërore nuk marrin përgjegjësi për të mbrojtur jetën e qytetarëve, të jesh vajzë apo grua dhe të marrësh ti vetë frenat e jetës tënde do të thotë të mos kesh më garanci për mirëqënjen dhe jetën tënde.

Prandaj, sot më shumë se kurrë dhe më urgjent se asnjëherë tjetër ka adhur koha të reagojmë. Ne, një grup vajzash dhe grash, aktiviste të shoqerisë civile dhe jo vetëm, duke marrë shkas nga vrasja makabra e Sabrinës, por edhe e dhjetra vajzave dhe grave të tjera, të kërcënuara, shantazhuara, përndjekura, të vrara, të cilat kanë qenë, nëna, motra, bija dhe bashkeshorte, por duke marrë në konsideratë dhe dhjetra protesta të bëra sa herë që ngjarje të tilla ndodhin, kemi bindjen që nuk duhet të mjaftohemi me kaq.

Në këtë kuadër, ne duke filluar nga sot, do të mbledhim firma online për peticionin drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, 140 Deputetëve të tij dhe Komisionit të Ligjeve, për të bërë ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dhe të përfshijë Vrasjen e Vajzave dhe Grave në veprat e rënda penale, e cila denohen me burgim maksimal deri në burgim të përjetshëm.

Mjaft më me justifikime, është koha të merren masa serioze dhe hapa konkret për të mbrojtur jetën e çdo vajze dhe gruaje, prandaj firmosni peticonin duke klikuar në linkun e mëposhtëm ��

This petition had 1,590 supporters

The Decision Makers

Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve

Petition Updates

Share this petition

Petition created on September 11, 2021