Kundër miratimit të Projektligjit “Për Barazinë Gjinore” (2025)

1,923

Recent signers:
ALDI and 19 others have signed recently.

The Issue

Peticion Publik

Deri më sot, në legjislacionin shqiptar, nocioni i gjinisë ka qenë i lidhur ngushtësisht me seksin biologjik dhe është përcaktuar si kategori binare: mashkull/femër (burrë/grua).
Projektligji “Për Barazinë Gjinore” (2025), me ndryshimin e futur pas kërkesës së Aleancës LGBTI, e zgjeron këtë përkufizim përtej biologjisë me frazën “gjithëpërfshirëse”, duke hapur rrugën për njohjen ligjore të identiteteve të vetëdeklaruara jo-binare.

Nëse ky projektligj miratohet, ai rrezikon seriozisht të cënojë themelet e familjes tradicionale shqiptare dhe të minojë kohezionin social në vend.

Prandaj, ne, qytetarët nënshkrues të këtij peticioni, kërkojmë që ky projektligj të mos votohet në Parlament pa një proces të plotë transparence dhe konsultimi publik. Arsyet janë:

  1. Projektligji është hartuar pa debat të gjerë publik dhe gjinia është përkufizuar sipas kërkesës së vetëm një pale (Aleanca LGBTI). 
  2. Projektligji hap rrugën për 72+ identitete gjinore, përtej burrit dhe gruas.
  3. Projektligji cenon lirinë e shprehjes duke imponuar terminologji të reja gjinore.
  4. Projektligji rrezikon vajzat, pasi djem që identifikohen si vajza mund të hyjnë në hapësira vetëm për femra.
  5. Projektligji deformon gjuhën shqipe, e cila është gramatikisht gjinore (M/F).
  6. Projektligji kthen arsimin në indoktrinim ideologjik, duke zhvendosur fokusin nga dijet.
  7. Projektligji krijon absurditet matematikor, pasi kuotat 30–50% janë të pazbatueshme me shumë gjini.
  8. Projektligji nuk është kusht për integrimin në BE – vetëm 5 nga 27 shtete të BE kanë njohur gjininë jo-binare.

Kërkesa jonë
I kërkojmë Parlamentit të Shqipërisë të ndalojë procedurat e miratimit të menjëhershëm dhe të organizojë konsultime të hapura me qytetarët, ekspertët dhe shoqërinë civile.

Ne, nënshkruesit,
Qytetarë të Republikës së Shqipërisë

Supporter Voices

Petition Updates

Share this petition

Petition created on September 20, 2025