JO MANDATIT TE TRETE TE KRYEMINISTRIT!

JO MANDATIT TE TRETE TE KRYEMINISTRIT!
The Issue
JO MANDATIT TË TRETË KRYEMINISTRIT!
PETICION
Drejtuar: Kandidatëve për deputet në Kuvendin e Shqipërisë
Kërkesa: Zotohuni sot se do të votoni për amendimin e Kushtetutës, për të kufizuar mandatet e Kryeministrit në jo më shumë se dy
Pas 35 vjetësh pluralizëm, ne do të votojnë këtë 11 maj, për të zgjedhur mes mandatit të katërt të Edi Ramës si kryeministër, ose mandatit të tretë të Berishës, që ka në biografi edhe dy mandate si president. Rama, nga ana e tij, ka në biografi edhe 3 mandate si kryebashkiak i Tiranës.
Të dy bashkë, e kanë drejtuar Shqipërinë për plot 25 vjet.
Ne miratuam me referendum Kushtetutën në vitin 1998, që e bënte Shqipërinë një republikë parlamentare, me një kryeministër, që zgjidhej ose rrëzohej me votëbesim nga Kuvendi, me sistem zgjedhor të përzier, me deputetë të zgjedhur nga qytetarët dhe president relativisht të fortë, të zgjedhur me 84 vota.
Në vitin 2008, pas marrëveshjes Rama-Berisha, sistemi zgjedhor u bë proporcional, rajonal dhe me lista të mbyllura. Qysh atëherë deputetët nuk zgjidhen nga qytetarët, por emërohen nga kryetarët e partive. Kompetencat e Kryeministrit u zgjeruan, ndërsa ato të Presidentit u ngushtuan. U mundësua zgjedhja e Presidentit me 71 vota dhe e pamundësua shkarkimi i Kryeministrit përmes votëbesimit në Kuvend. Shqipëria u bë de facto republikë kryeministrore!
Asnjë amendim kushtetues nuk i është nënshtruar referendumit!
Si pasojë e këtyre ndryshimeve, ne sot kemi një qeveri moniste, që ka marrë më pak se 50% të votave; kryeministër që nuk e shkarkon dot Kuvendi, deputetë që kanë frikë nga kryetarët dhe dy kryetarë të plotfuqishëm, të dy partive të mëdha.
Ashtu si për Kushtetutën, edhe për Kodin Zgjedhor vendosin dy kryetarët e partive të mëdha. Dhe Kodi Zgjedhor e ka bërë të pamundur organizimin e referendumeve me nisma qytetare. E vetmja zgjidhje që na mbetet ne, qytetarëve, në këto kushte, është të zgjedhim se cili prej tyre do të na qeverisë, në mandatin e tij të tretë apo të katërt.
Ne, Populli, Sovrani, sipas preambulës së Kushtetutës, e kemi të pamundur t’ua kufizojmë mandatin kryeministrave tanë, sepse Neni 177 i Kushtetutës, parashikon se janë vetëm deputetët, që me 94 vota mund të miratojnë ndryshime në të.
Por 94 vota është e pamundur të bëhen pa mbështetjen e të paktën njërit nga dy grupet e mëdha parlamentare, PS ose PD dhe këto dy grupe kontrollohen plotësisht nga kryetarët e partive respektive: Rama dhe Berisha!
Është një rreth vicioz, që e kanë krijuar këta dy njerëz, për të garantuar pushtetin e tyre personal, por pasojat po i vuajmë ne të gjithë.
Të nderuar kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, është koha t’i japim fund tranzicionit politik. Është koha të vendosim edhe në Shqipërinë tonë kufizimin e mandatit të kryeministrit, si njeriu më i pushtetshëm, sipas shembullit të demokracisë amerikane, që e kufizon mandatin e Presidentit në maksimumi dy, qysh nga viti 1951! Amerikanët e miratuan këtë amendament, pasi presidenti i suksesshëm Roosevelt, që drejtoi Amerikën në fitoren e Luftës II Botërore, shërbeu për tre mandate dhe vetëm vdekja e ndali në mandatin e katërt. Nëse Amerika mund të bëjë pa një president në mandatin e tij të tretë, mund të bëjë edhe Shqipëria pa Ramën në mandatin e tij katërt apo Berishën në mandatin e tij të tretë (apo të pestë)!
Zotohuni se do të votoni pro amendamentit kushtetues, që vendos kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy! Secili prej kryetarëve tuaj do të jetë sigurisht deputet, pas zgjedhjeve të 11 majit. Berisha mund të zgjidhet Kryetar i Kuvendit. Rama mund të zgjidhet edhe Kryetar i Kuvendit, edhe President. Por Shqipëria do të jetë më e mirë me kryeministra që nuk rrinë në post më shumë se 8 vjet!
Kështu do të fitoni votat e qytetarëve që duan ndryshimin dhe do të ndihmoni edhe partitë tuaja për të fituar zgjedhjet.

168

The Decision Makers
Share this petition
Petition created on May 1, 2025