Klajdi HënaKorca, MI, Albania
Nov 21, 2012
Përshëndetje të gjithëve! Edhe njëherë dua t'ju falenderoj për mbështetjen tuaj në këtë peticion! Dua t'ju lajmëroj për disa gjëra! Së pari, më kanë kontaktuar shumë njerëz dhe më kanë pyetur nëse logoja e mësipërme do të jetë ajo që Google do të përdorë. Përgjigjia është JO! Google ka një ekip dizajnerash që merren enkas me punën e dizajnimeve të logove të ndryshme. Pra logoja e mësipërme nuk do të jetë ajo që do të përdoret. Së dyti, dua t'ju sqaroj përsëri për konfuzimin që shumë veta kanë pasur për arritjen e firmave. Në fakt Google nuk kërkon ndonjë kufizim firmash, apo diçka të tillë. Prandaj sa herë që arrihen firmat, automatikisht kjo faqja Change.org thotë se duhen edhe 'x' firma. Shpresoj që të më kuptoni me këtë të fundit, sepse shumë njerëz kanë pasur pyetje rreth kësaj. Së fundi dua të falenderoj Top Channel që ka folur për peticionin edhe në TV, si dhe faqen më të madhe Shqiptare në Facebook, Jeta Osh Qejf! Dheshumë faleminderit të gjithëve prej jush një për një!
Copy link
WhatsApp
Facebook
Nextdoor
Email
X