Duam Pasaporten Shqiptare
Le problème
PETICION:
Unë, si Shqiptar nga Kosova, me gjak e me shpirt ndihem shqiptar. Familja ime ndër breza ka luftuar dhe sakrifikuar në të gjitha kohërat për Kombin Shqiptar dhe për idealin e Shqipërisë Etnike.
Si Shqiptar i lindur në perëndim, dua që të ribashkohemi dhe të jemi një, sepse jemi të gjithë Shqiptarë.
Sot, nuk flas vetëm në emrin tim personal, por në emër të të gjithë Shqiptarëve në Kosovë, të gjithë vëllezërve Shqiptarë të vërtetë në Maqedoni (Iliridë), të gjithë Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Shqiptarëve të Çamërisë, si dhe Shqiptarëve të Malësisë dhe Sanxhakut.
Përmes këtij peticioni kërkojmë që shteti Shqiptar:
Të na ofrojë të drejtën për pajisje me pasaportë Shqiptare për të gjithë Shqiptarët jashtë kufijve aktualë të Shqipërisë.
Të mbrojë identitetin dhe emrin Shqiptar kudo që ndodhemi.
Të mbrojë dhe promovojë gjuhën Shqipe, flamurin kombëtar Shqiptar dhe identitetin Shqiptar.
Të përmbushë detyrimin e tij kombëtar dhe kushtetues ndaj Shqiptarëve jashtë kufijve administrativë.
Gjithashtu, përmes këtij peticioni bëjmë thirrje që ai të nënshkruhet nga sa më shumë shqiptarë kudo që ndodhen, në mënyrë që zëri ynë të dëgjohet fuqishëm dhe ky kërkim legjitim të arrijë deri në zyrat e Presidentit të Shqipërisë dhe Kryeministrit të Shqipërisë.
Ne besojmë se Republika e Shqipërisë ka përgjegjësi historike, kombëtare dhe morale për të qëndruar pranë bijve të saj, pavarësisht vendndodhjes së tyre.
Ky nuk është vetëm një kërkim për dokument, por një thirrje për njohje, mbrojtje dhe bashkim shpirtëror kombëtar.
Me respekt dhe vendosmëri,
Baki Mujota
[Nënshkrimi: B.M]
01/05/2026
19

Message aux signataires
Partager la pétition
Pétition lancée le 1 mai 2026