NE MBESHTETJE TE GRAVE TE DHUNUARA NE LUFTEN E KOSOVES NE VITIN 1999

0 have signed. Let’s get to 7,500!


          Nju Jork, 24 Qershor  2018

 

 

Zonja amerikano-shqiptare  qe jetojne ne Nju Jork                 

 

 

Peticion: Grate ne mbeshtetje te viktimave seksuale grave  gjate luftes ne Kosove ne vitin 1999

 

Ne kuader te shpalljes se projektit  “Zonjat qe bejne Shqiptarine”, nga Albanian Excellence , Zonja nga Shqiperia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, sot shtetase amerikane, duke e konsideruar shume te rendesishme kauzen e Albanian Excellence, per te mbeshtetur grate e dhunuara gjate Luftes ne Kosove ne vitin 1999, e cila vijon te jetoje nen paragjykime te forta  , marrin persiper te nenshkruajne kete iniciative ne formen e nje peticioni :

 

Eshte nje peticion i grave shqiptare ketu ne Nju Jork  me deshiren per tu mbeshtetur  nga Zonja, bija nena, gra  shqiptare ne mbare boten per te ndaluar dhe per ti thene Stop !!!,  dhimbjes dhe dhunes, ndaj  viktimave seksuale gjate Liftes ne Kosove, ne vitin 1999, duke e konsideruar dhunen seksuale krim te kesaj lufte.

 

Pavaresisht se lufta ka mbaruar qe ne vitin, 1999,  lufta per keto zonja ( sipas statistikave, te pakten 20.000 viktima te dhunes seksuale), ende nuk ka mbarur deri sa  paragjykimet ndaj tyre vazhdon te jene  si, nga shoqeria, familja, opinioni.

 

Duke u bashkuar dhe u solidarizuar me keto zonja, ne bashkohemi me dhimbjen e tyre  te madhe , bashkohemi me jeten e tyre te mbetur peng pa dashjen e tyre dhe nga keqedashesia e njerezve qe duhet te kene denimin qe meritojne, duke shkaterruar pa kushte jete njerezish te pafajshme.

 

Duke  menduar se do te jemi nje mbeshtetje e fuqishme e zerit te tyre,  ne kerkojme nga qeveria e Kosoves, por edhe nga qeveria e Shqiperise, te rrisin mbeshtetjen ndaj tyre dhe te sensibilizojne me shume opinionin vendas dhe nderkombetar per te njohur kete kauze ne histori, si  te pashembullt , kur grate jane dhunuar e percudnuar ne menyre te paprecdente .

Ne kete menyre , ne kerkojme te vijoje pa kthim mbrapa kerkimi i  fajtoreve dhe denimi i tyre.

 

Grate shqiptare ne mbeshtetje te viktimave seksuale grave te Luftes ne Kosove ne vitin 1999

Mbeshtesim kete Kauze, sepse eshte koha kur gruaja shqiptare kudo eshte, te jete ne mbeshtetje te gruas shqiptare qe eshte ne nevoje dhe me pasoja kaq te renda psikologjike duke punuar fort kunder paragjykimeve dhe per ndergjegjesimin  e popullsise ne Kosove, Shqiperi dhe ne Bashkesine Nderkombetare kunder kesaj dukurie.

Ne propozojme me kete rast, nje rezolute ne Organizaten  e Kombeve te Bashkuara, ne mbeshtetje te  shoqerise civile ne Kosove , per njohjen e viktimave e dhune seksuale gjate liftes ne Kosove si krim lufte. Ne  mbeshtesim peticionin e nenshkruar ne Kosove, per rehabilitimin e viktimave dhe perfshirjen  e tyre te plote ne shoqeri pa paragjykim.

Ne i bejme thirrje te gjitha grave shqiptare kudo jane, sipas kushteve familjare, ekonomike, sociale, te behen mentore te grave te dhunuara, duke mbeshtur miket, shoqet, nenat, motrat , heroinat e  heshtura te diteve tona mbushtur me nxitim,  duke qene nje shtyse  dhe ndihme e madhe  ne jeten e tyre.

Le te fillojme nga vetja jone, le te nisim nga vetja jone kete kauze te madhe humane per te drejten e per te mohurat qe nuk duhet te jene te mohura absolutisht jo.

Nga Nju Jorku, mbas nje aktiviteti shume domethenes ku Zonja nga e gjithe hapesira mbareshqiptare treguan si kane arritur te jene gra te suksesshme ne shekullin e XX,  I bejme thirrje te behen zeri i tyre, i bejne thirrje te luftojne kudo jane, koncepte dhe mentalitete te gabuara qe dhunojne me shume se asgje keto zonja, te ndihmojne ne ndertimin  e nje qendre profesionale

Jeta e tyre mund te ndryshoje  duke u mbeshtetur nga ne !!!



Today: Flora is counting on you

Flora Nikolla needs your help with “ALBANIAN EXCELLENCE: NE MBESHTETJE TE GRAVE TE DHUNUARA NE LUFTEN E KOSOVES NE VITIN 1999”. Join Flora and 5,146 supporters today.