Petition Closed

Të mos paguhen deputetët e Kosovës për punën që nuk po e kryejnë!

This petition had 2,319 supporters


Ky peticion është inicuar nga organizata jo-qeveritare “PolitiFakte” dhe mbështetur  nga të gjithë personat të cilët janë regjistruar në të.

Personat e poshtëshënuar, përfaqësues dhe anëtarë të shoqërisë civile,  bëjnë këtë peticion me të cilin kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të heqin dorë nga marrja e pagave dhe benificioneve tjera nga buxheti i Kosovës për aq kohë sa insitucionet e vendit nuk formohen.

Sipas matjeve të vitit 2015 paga bazë e deputetit të Kosovës është 1500 Euro. Duke qenë se ata po dështojnë të kryejnë obligimet e tyre prej deputetëve atëherë më e pakta që mund të presim është që ata të mospaguhen për punën që po dështojnë ta kryejnë dhe kështu të vendosin standard të integritetit dhe moralit politik.

Përmes këtij peticioni, po ashtu, kërkohet nga administrata e Kuvendit dhe Ministria e Financave që të mos bëjë pagesën  e deputetëve të Kuvendit të Kosovës deri sa të mos jenë themeluar insitucionet relevante.



Today: O.J.Q. PolitiFakte, Prishtinë is counting on you

O.J.Q. PolitiFakte, Prishtinë needs your help with “Administrata e Kuvendit te Kosoves: Të mos paguhen deputetët e Kosovës për punën që nuk po e kryejnë!”. Join O.J.Q. PolitiFakte, Prishtinë and 2,318 supporters today.