Bujar Leskaj për Naim Frashërin dhe Rilindjen Kombëtare


Për Naim Frashërin dhe Rilindjen Kombëtare
Fjala e deputetit Bujar Leskaj në Kuvendin e Shqipërisë
Mbajtur në Seancën Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, më 19 shkurt 2026, për të përcjellë kërkesat e shkollës “Udha e shkronjave” lidhur me rivendosjen e vlerësimit për Poetin Kombëtar Naim Frashëri, për Mësonjëtoren dhe të gjithë Rilindjen Kombëtare
Diskutimet këtu më shtyn mua të sjell në vëmendje të deputetëve të Komisionit të Kulturës dhe deputetëve të Komisionit të Arsimit, dhe shumë mirë që është këtu edhe ministri, disa materiale që janë përcjellë përmes e-mail-it nga një personalitet do ta quaja unë i arsimit kombëtar, themelues dhe drejtues shkolle, dhe hartues tekstesh në arsimin 9-vjeçar, zoti Artur Shkurti. Këto ju kanë ardhur të gjitha, kanë shkuar tek të gjithë deputetët.
Mua më tërhoqi vëmendjen për një gjë, se edhe këndvështrimi im është që Ligji 27 i vitit 2018 “Për trashëgimitë kulturore dhe muzetë” në pjesë të veçanta të tij, është tamam ligj “i qepur me dorë” për të lënë këto hapësirat për abuzime të mëtejshme. Dhe ky studiues na tërheq ne vëmendjen si parlamentarë dhe unë do të përcjell tre pikat kryesore dhe nuk marr përsipër sa të drejta janë këto.
Ju inkurajoj si deputetë të Komisionit të Arsimit dhe të Kulturës ta ftoni në Komision zotërinë në fjalë dhe të japë shpjegime më të plota.
Së pari, zoti Artur Shkurti akuzon politikën shqiptare në këto vite për sulm ndaj “Mësonjëtores së parë shqipe”. Sulmi ndaj “Mësonjëtores” u fillua në maj 2018 me ligjin 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” dhe u përfundua në 2021 me VKM 146 datë 10 mars 2021 me mbylljen e muzeut të vjetër dhe hapjen e të riut dhe me status të ndryshuar.
Së dyti, në e-mail-et që ka përcjellë dhe materialet që ka përcjellë zoti Shkurti ngre shqetësimin e madh kombëtar për sulme ndaj Poetit Kombëtar Naim Frashëri, të cilat filluan me ligjin 93/2022, ligji i famshëm për dekoratat, që në fakt hoqi Urdhrin “Naim Frashëri” dhe përfunduan me miratimin e ligjit në vitin 2024.
Dhe së treti, sulmi ndaj 7 marsit është përmbledhja e të gjithë këtyre, që është zëvendësimi i 7 marsit 1887 të Rilindjes Kombëtare me 22 nëntorin 1908 që është brezi i dytë i rilindasve kombëtarë.
Dhe kalimi nga shkombëtarizimi i Korçës i 1887 dhe kalimi tek Manastiri 1908.
Nga ana tjetër, tërheq vëmendjen studiuesi, ne duhet të përqëndrohemi fort të ngremë vlerat, ta ngremë në piadestalin e merituar Poetin e madh Kombëtar Naim Frashëri dhe unë do të shtoja edhe poetin e madh Gjergj Fishta, si edhe t’u japim vendin e duhur ideologëve Sami Frashëri dhe Pashko Vasa.
E përsëris ky ishte ngacmim nga e-mailet dhe materialet që ka përcjellë zoti Shkurti.